LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po planifikon ta transferojë bashkëlojtarin e Ronaldos tek Al Nassr në janar

Real Madridi po planifikon ta transferojë bashkëlojtarin e Ronaldos tek Al Nassr në janar

Real Madridi po synon që të bëjë ndonjë përforcim në fazën e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit dhe raportimet e fundit sugjerojnë se ata kanë kthyer vëmendjen tek bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos tek Al Nassr.

Skuadra spanjolle kompletoi tripletën e jashtëzakonshme sezonin e kaluar, duke fituar La Ligan për herë të 36-të dhe Ligën e Kampionëve për herë të 15-të, por nëse Carlo Ancelotti dëshiron ta përsëris atë sukses, ai ndoshta do të ketë nevojë të shtojë më shumë lojtarë në ekipin e tij.

Kjo për shkak se mbrojtja e Realit ka mbetur gjysmake për shkak të largimit të Nacho Fernandez dhe Rafa Marin në verë, duke lënë teknikun italian vetëm me Antonio Rudiger dhe Eder Militao si opsione të besueshme.


Lojtari për të cilin ata po mendojnë ta transferojnë është Aymeric Laporte i cili momentalisht luan në Ligën Pro të Arabisë Saudite tek Al Nassr.

Kjo sipas Diario AS, që ka raportuar se Laporte po konsiderohet si lojtari ideal për të përforcuar mbrojtjen dhe një lëvizje e mundshme për të në janar do të diskutohet së shpejti mes ‘Los Blancos’ dhe klubit arab.

Sidoqoftë, nuk do të jetë aq e lehtë për madrilenët që të sigurojnë shërbimet e tij, pasi sipas El Chiringuito, ata do të përballen me konkurrencë nga Atletico Madridi dhe PSG-ja.

Laporte në anën tjetër është i vendosur që të rikthehet në Evropë në rast se arrin ndonjë mundësi e mirë për të dhe thuhet se rikthimi në Spanjë është një prioritet për të./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori