Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit, të sapopublikuar, ka rritur parashikimin për ecurinë e ekonomisë shqiptare për këtë vit.
FMN pret që tashmë ekonomia e vendit të rritet me 3.3% në vitin 2024, nga 3.1% që ishte pritshmëria në raportin e mëparshëm të muajit prill.
Rishikimi erdhi pasi INSTAT raportoi se rritja reale e PBB-së në gjashtëmujorin e parë të viti 2024 vlerësohet me 3,94%, teksa rishikoi metodologjinë e përllogaritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Ndërtimi dhe turizmi ishin dy sektorët që dhanë ndikimin kryesore në këtë tendencë në 6 muajt e parë të vitit.
Për vitin 2025, pritshmëria e FMN-së mbetet e pandryshuar në 3.4%. Ndonëse perspektiva ekonomike e Shqipërisë për vitin 2024 është rritur në krahasim me vlerësimin e mëparshëm, sërish vendi është ndër më të ngadaltit në rajon.
Rritjen më të lartë pritet ta ketë Serbia, me 3.9%, e ndjekur nga Kosova me 3.8% dhe Mali i Zi me 3.7%. Shqipëria lë pas Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, me përkatësisht 2.5 dhe 2%.
Për vitin 2025, vendi pritet të ketë rritjen e dytë më të ulët në rajon (3.4%), duke lënë pas vetëm Bosnjën, me 3%. Rekordin pritet ta mbajë sërish ekonomia serbe, që pritet të përshpejtohet në 4.1%.
Ekonomia globale mbetet rezistente
FMN vlerëson në raport se beteja globale kundër inflacionit është fituar në pjesën më të madhe, edhe pse presionet mbi çmimet vazhdojnë në disa vende. Pasi arriti kulmin në 9.4 për qind me bazë vjetore në tremujorin e tretë të 2022, normat totale të inflacionit tani parashikohen të arrijnë në 3.5 për qind deri në fund të 2025, duke qenë poshtë nivelit mesatar prej 3.6 për qind, që rezultoi midis 2000 dhe 2019.
Për më tepër, pavarësisht nga një nivel i lartë dhe i sinkronizuar i shtrëngimit të politikës monetare në mbarë botën, ekonomia globale ka mbetur jashtëzakonisht elastike gjatë gjithë procesit disinflacionist, duke shmangur një recesion global. Rritja globale parashikohet të mbetet e qëndrueshme në 3.2 përqind në 2024 dhe 2025, edhe pse disa vende, veçanërisht vendet në zhvillim me të ardhura të ulëta, kanë parë rishikime të konsiderueshme të ngadalësimit të rritjes shpesh si rezultat i shtimit të konflikteve
Në zonën e euros, rritja duket se ka arritur pikën e saj më të ulët në 2023. Ekonomia e eurozonës pritet të rritet në një masë modeste prej 0.8 për qind në vitin 2024 si rezultat i performancës më të mirë të eksporteve, sidomos të mallrave. Në vitin 2025, rritja parashikohet të përshpejtohet në 1.2 për qind, e ndihmuar nga kërkesa e brendshme më e fortë.
Rritja e pagave reale pritet të nxisë konsumin dhe një lehtësim gradual i politikës monetare pritet të mbështesë investimet. Dobësia e vazhdueshme në prodhim rëndon rritjen për vende si Gjermania dhe Italia. Megjithatë, ndërsa kërkesa e brendshme e Italisë pritet të përfitojë nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës i financuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania po përjeton probleme nga konsolidimi fiskal dhe një rënie e mprehtë e çmimeve të pasurive të paluajtshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje