Më 29 tetor 2024, Prishtina do të jetë mikpritëse e edicionit të parë të konferencës “The Future of Business”, një ngjarje që synon të sjellë në një vend liderët e bizneseve të mëdha, rregullatorët, institucionet financiare dhe donatorët për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e biznesit në Kosovë.
Në një intervistë për Telegrafin, Shpend Ahmeti, nga Data4X, ka treguar se nga erdhi ideja dhe cili është qëllimi i konferencës.
Sipas Ahmetit, konferenca është rezultat i një iniciative të bazuar në studime të thella dhe parashikime të sakta të bërë nga Data4X që prej vitit 2022.
“Ideja ka ardhur nga studimet e shumta që kemi bërë paraprakisht dhe nga parashikimet tona për sektorët dhe industritë e ndryshme, të cilat kanë pasur një saktësi prej 98 për qind. Kësaj radhe po organizojmë një event më të madh, të cilin e kemi quajtur ‘The Future of Business’,” tha Ahmeti.
Ahmeti theksoi, se qëllimi i kësaj konference është që të bëjë bashkë kontribuesit më të mëdhenjë të Bruto Prodhimit Vendor në Kosovë së bashku me rregullatorët e tregut, institucionet financiare, si dhe donatorët, për të trajtuar temat që ndërlidhen me klimën e të bërit biznes dhe mundësive për të ardhmen.
“Ne kemi realizuar një anketë me mbi 100 bizneset më të mëdha në Kosovë, ku kemi analizuar sfidat e brendshme dhe të jashtme, trendet në industri, digjitalizimin, investimet dhe sfidat në qasjen në financa,” shtoi Ahmeti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis sektorëve publik dhe privat për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë.
Ai shtoi se konferenca do të përfshijë tri panele kryesore.
“Paneli i parë, me temën ‘Dialogu me rregullatorët’, do të ketë si panelistë drejtuesit e Administratës Tatimore të Kosovës dhe të Doganave të Kosovës. Paneli i dytë do të fokusohet në trendet dhe mundësitë për bizneset në Kosovë, me pronarë biznesesh si panelistë. Ndërsa paneli i tretë do të trajtojë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (ICT) dhe shërbimet profesionale”.
Ahmeti njoftoi se në edicionin e parë të konferencës do të marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës, e cila do të jetë e tipit të mbyllur, siç tha “Vetëm me ftesa”.
“Kjo është vetëm një nisje, pasi brenda gjysmë dite nuk mund të zgjidhim të gjitha sfidat, por është një hap i rëndësishëm për të nisur diskutimin dhe përmirësimin e të bërit biznes,” theksoi ai.
Në pjesën e dytë të ditës, konferenca do të ketë një fokus të veçantë për Start-Up, ku Data4X ka krijuar një partneritet me Microsoft for Start-Ups.
“Ne jemi kompania e vetme nga Kosova që është pjesë e këtij programi, dhe po punojmë që edhe kompanitë e tjera kosovare të përfitojnë. Start-up-et mund të përfitojnë mbështetje financiare nga 50,000 deri në 250,000 dollarë,” tha Ahmeti, duke njoftuar gjithashtu se do të ketë një prezantim nga menaxheri i programit për Evropën Juglindore të Microsoft.
Përveç diskutimeve rreth sfidave aktuale, në këtë konferencë do të prezantohen edhe parashikimet për vitin 2025 për industritë kryesore në Kosovë. Data4X do të shpalosë të dhënat e saj për të dytin vit radhazi, me një nivel saktësie prej 98%, falë modelit të avancuar të parashikimit.
Konferenca “The Future of Business” pritet të jetë një pikënisje e rëndësishme për nismat e ardhshme që do të ndihmojnë në formësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker