LAJMI I FUNDIT:

U rikthye me gol pas lëndimit, Muriqi shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

U rikthye me gol pas lëndimit, Muriqi shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

Mallorca shënoi sot (e diel) fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll.

Vendimtar në këtë takim ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i cili ishte autor i golit të tri pikëve për Mallorcan.

Muriqi arriti që të shënojë në minutën e 75-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Dani Rodriguez duke u rikthyer kështu me stil pas lëndimit.


Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Muriqi u vlerësua me notën 7.7 nga Sofascore e cila ishte më e larta se çdo lojtar tjetër në fushë.

Përveç golit të realizuar, Muriqi pati edhe katër goditje të tjera, tri duele tokësore të fituara, tetë duele ajrore të fituara dhe ishte i faulluar dy herë.

Ky ishte goli i dytë i 30-vjeçarit me Mallorcan në shtatë ndeshje të luajtura këtë sezon teksa ka edhe një asistim.

Mallorca do të rikthehet në aksion të hënë e ardhshme, ku do të jenë nikoqir të Athletic Bilbaos./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Ndërkombëtare
Guardiola i jep fund debatit për trajnerin më të mirë mes tij dhe Ferguson me një përgjigje perfekte

Guardiola i jep fund debatit për trajnerin më të mirë mes tij dhe Ferguson me një përgjigje perfekte

Premier League
”Ai ma kujton veten”, ikona e Barcelonës i mahnitur nga talenti i Lamine Yamal

”Ai ma kujton veten”, ikona e Barcelonës i mahnitur nga talenti i Lamine Yamal

La Liga
“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

La Liga
Tuchel bën një ndryshim të madh tek Anglia pak ditë pasi u emërua trajner i tyre

Tuchel bën një ndryshim të madh tek Anglia pak ditë pasi u emërua trajner i tyre

Ndërkombëtare
Barcelona mposht me lehtësi Sevillan në shtëpi – vëmendja kalon tek Bayerni

Barcelona mposht me lehtësi Sevillan në shtëpi – vëmendja kalon tek Bayerni

La Liga
Kalo në kategori