LAJMI I FUNDIT:

Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Xavi po shikon para për një rikthim në stol dhe atij tashmë i është ofruar mundësia për të marrë drejtimin e një kombëtareje, pak muaj pas largimit të tij nga Barcelona.

Gjiganti katalanas ndau rrugët me legjendën e klubit pas përfundimit të sezonit 2023/2024 dhe emëruan ish-trajnerin e Bayern Munich, Hansi Flick si pasuesin e tij.

Pasi u largua nga Barça, ish-reprezentuesi spanjoll zbuloi planet e tij për të marrë pak kohë pushim nga futbolli. Sidoqoftë, sipas gazetës nga Katari, Al Raya, 44-vjeçari mund të rikthehet në stol së shpejti.


Raporti pretendon se Federata e Futbollit të Katarit, po planifikon që ta emërojë Xavin si përzgjedhësin e tyre të ardhshëm, pasi presioni mbi teknikun aktual Tintin Marquez po rritet pas humbjes së thellë me rezultat 4-1 ndaj Iranit.

Kujtojmë se ylli katalanas e kishte nisur karrierën e tij si trajner në Lindjen e Mesme si trajner i Al-Sadd për dy vite, para se të kalonte në La Liga.

Më herët gjatë kësaj jave, Flick e vizitoi Xavin në shtëpinë e tij në Kataloni duke i shuar kështu të gjitha thashethemet për ndonjë raport armiqësor mes dy trajnerëve.

Barcelona do të rikthehet sot (e diel) në aksion ku do të presin Sevillën në shtëpi, para se të ndeshen me Bayernin në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Ndërkombëtare
Guardiola i jep fund debatit për trajnerin më të mirë mes tij dhe Ferguson me një përgjigje perfekte

Guardiola i jep fund debatit për trajnerin më të mirë mes tij dhe Ferguson me një përgjigje perfekte

Premier League
”Ai ma kujton veten”, ikona e Barcelonës i mahnitur nga talenti i Lamine Yamal

”Ai ma kujton veten”, ikona e Barcelonës i mahnitur nga talenti i Lamine Yamal

La Liga
“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

La Liga
Tuchel bën një ndryshim të madh tek Anglia pak ditë pasi u emërua trajner i tyre

Tuchel bën një ndryshim të madh tek Anglia pak ditë pasi u emërua trajner i tyre

Ndërkombëtare
Barcelona mposht me lehtësi Sevillan në shtëpi – vëmendja kalon tek Bayerni

Barcelona mposht me lehtësi Sevillan në shtëpi – vëmendja kalon tek Bayerni

La Liga
Kalo në kategori