LAJMI I FUNDIT:

”Ai ma kujton veten”, ikona e Barcelonës i mahnitur nga talenti i Lamine Yamal

”Ai ma kujton veten”, ikona e Barcelonës i mahnitur nga talenti i Lamine Yamal

Lamine Yamal po vazhdon të befasojë të gjithë me paraqitjet e tij fantastike dhe atë në moshën 17-vjeçare dhe kjo duket se e ka mahnitur edhe ish-legjendën e Barcelonës, Rivaldo.

Në një intervistë për mediumin Sport, Rivaldo foli për stilin e lojës që e karakterizon sensacionin spanjoll, teksa pranoi se pret që ai të ketë një ndikim të madh në futboll.

“Ai ma kujton veten mua sepse unë gjithashtu e kam shijuar futbollin, atë gëzim. Ai e ka atë gëzim, ai luan për ta shijuar, ai e shijon atë që bën po ashtu edhe tifozët”.


“Ai është vetëm 17-vjeçar, por luan sikur të ishte 26 apo 26 vjeç. Natyrisht, ai do të bëhet i madh, tashmë është madje. Ai po bën një punë të madhe. Ai është një kampion i Evropës, po bën mirë tek Barcelona. Një ditë do të jetë më i miri në botë”.

“Ne duhet ta mbrojmë atë sepse është një lojtar i talentuar. Futbolli është i vështirë për t’u luajtur, ka ndërhyrje të palejueshme, por jo me dhunë apo për t’u lënduar”.

“Gjyqtarët duhet të jenë më të vëmendshëm, jo vetëm për atë, por për të gjithë”, ka thënë Rivaldo.

Ish-reprezentuesi brazilian ka thënë disa fjalë edhe për Vitor Roquen, për të cilin u shpreh se ende ka besim se do të ketë sukses tek Barcelona.

“Vitor arriti në mes të sezonit në një kohë të vështirë dhe nuk e kishte besimin ose minutat. Por ai është një lojtar i madh dhe do të fitojë shumë eksperiencë tek Betisi dhe natyrisht, do të rikthehet tek Barcelona”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Ndërkombëtare
Guardiola i jep fund debatit për trajnerin më të mirë mes tij dhe Ferguson me një përgjigje perfekte

Guardiola i jep fund debatit për trajnerin më të mirë mes tij dhe Ferguson me një përgjigje perfekte

Premier League
”Ai ma kujton veten”, ikona e Barcelonës i mahnitur nga talenti i Lamine Yamal

”Ai ma kujton veten”, ikona e Barcelonës i mahnitur nga talenti i Lamine Yamal

La Liga
“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

La Liga
Tuchel bën një ndryshim të madh tek Anglia pak ditë pasi u emërua trajner i tyre

Tuchel bën një ndryshim të madh tek Anglia pak ditë pasi u emërua trajner i tyre

Ndërkombëtare
Barcelona mposht me lehtësi Sevillan në shtëpi – vëmendja kalon tek Bayerni

Barcelona mposht me lehtësi Sevillan në shtëpi – vëmendja kalon tek Bayerni

La Liga
Kalo në kategori