LAJMI I FUNDIT:

Guehi po ndërron skuadër në janar, do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit

Guehi po ndërron skuadër në janar, do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit

Marc Guehi është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Angli dhe duket se ai po i kalon muajt e fundit te skuadra e tij aktuale Crystal Palace.

I rritur në Akademinë e Chelseat, Guehi ka katër vite që është pjesë e Crystal Palace duke shkëlqyer me skuadrën londineze, derisa është bërë pjesë shumë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Anglisë.

24-vjeçari në verë u kërkuar me ngulm nga Liverpooli, por Crystal Palace refuzoi disa oferta përfshirë më të lartën që ishte 70 milionë euro.


Reprezentuesi anglez ka vazhduar me paraqitje të mira dhe në janar do të ndryshojë skuadër.

Team Talk ka raportuar se qendërmbrojtësi anglez do t’i bashkohet Newacastle United për një shifër rekorde sa i përket një mbrojtësi qendror.

Newcastle United është gati të ofroj 80 milionë funte apo 96 milionë euro për ta transferuar Guehin në St James Park.

Crystal Palace pritet ta pranojë këtë ofertë dhe Guehi automatikisht do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Ndërkombëtare
Tuchel bën një ndryshim të madh tek Anglia pak ditë pasi u emërua trajner i tyre

Tuchel bën një ndryshim të madh tek Anglia pak ditë pasi u emërua trajner i tyre

Ndërkombëtare
”Ai ma kujton veten”, ikona e Barcelonës i mahnitur nga talenti i Lamine Yamal

”Ai ma kujton veten”, ikona e Barcelonës i mahnitur nga talenti i Lamine Yamal

La Liga
As Mbappe e as Vinicius Jr, Ancelotti tregon lojtarin që ia fitoi ndeshjen ndaj Celta Vigos

As Mbappe e as Vinicius Jr, Ancelotti tregon lojtarin që ia fitoi ndeshjen ndaj Celta Vigos

La Liga
U rikthye me gol pas lëndimit, Muriqi shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

U rikthye me gol pas lëndimit, Muriqi shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

La Liga
Ronaldinho refuzoi të emëronte Messin si më të mirin - braziliani përmendi tre lojtarë më të fortë

Ronaldinho refuzoi të emëronte Messin si më të mirin - braziliani përmendi tre lojtarë më të fortë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori