LAJMI I FUNDIT:

Liam Payne dyshohet se ishte në halucinacione kur kërceu nga ballkoni, nën ndikimin e një substance

Liam Payne dyshohet se ishte në halucinacione kur kërceu nga ballkoni, nën ndikimin e një substance

Vdekja e papritur e yllit të ish-grupit One Direction, Liam Payne, ka tronditur opinionin të enjten.

Payne, dyshohet se ra nga kati i tretë i një hoteli të Argjentinës, megjithatë policia lokale është duke e hetuar rastin.

Autoritetet atje thonë se sjellja e Liamit i ngjante në përputhje me atë të përdoruesve të drogës “kristal”, por ende nuk kanë prova se kjo substancë ishte e pranishme në dhomën e tij.


Ata janë ende në pritje të rezultateve të analizave për lëndët narkotike dhe medikamentet që kanë marrë nga vendi i ngjarjes.

Foto: Pamja nga dhoma e hotelit të Liam / TMZ

Payne ishte potencialisht nën ndikimin e një droge të fuqishme [që mund të shkaktojë sulme psikotike dhe halucinacione] në momentin kur vdiq, sipas policisë në Argjentinë.

Autoritetet dyshojnë se Liam ishte nën ndikimin e lartë të substancës “kristal”, substanca e cila i bënë përdoruesit të përjetojnë ngritje dhe ulje ekstreme të disponimit, shpesh duke i bërë agresivë.

Foto brenda dhomës së hotelit të këngëtarit tregojnë vendin e mbuluar në mbeturina, derisa televizori ishte thyer dhe kishte pajisje për injektimin e substancave. Dhoma ishte e mbushur me sende të thyera.

Policët thonë se përdorimi i drogës mund të jetë arsyeja pse dhoma e tij ishte kaq e rrëmujshme … dhe gjithashtu mund të thotë diçka për gjendjen e tij shpirtërore në kohën e vetëvrasjes së tij të dukshme.

Autoritetet kanë deklaruar se Liam u hodh për vdekje nga ballkoni i suitës së tij të katit të tretë në hotelin CasaSur Palermo … dhe duket se kjo drogë dhe efektet e saj mund të jenë shkaktarë për sjelljen e tij të çrregullt.

Policia theksoi se nuk dihet me siguri se si ai u hodh, por një teori është se ai mund të ketë pasur halucinacione si rezultat i substancës ilegale që po përdorte. Hetimi është duke vazhduar.  /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorja e cila hyri mbrëmë në Big Brother VIP Kosova, ishte përjashtuar nga një emision në Shqipëri për përleshje fizike

Banorja e cila hyri mbrëmë në Big Brother VIP Kosova, ishte përjashtuar nga një emision në Shqipëri për përleshje fizike

Magazina
Burim Vatovci befasohet me një video emocionuese të babait të ndjerë, të gjeneruar me AI

Burim Vatovci befasohet me një video emocionuese të babait të ndjerë, të gjeneruar me AI

Magazina
Drilon Rama, banori që

Drilon Rama, banori që "po çmend" vajzat në TikTok

Magazina
Burimi i drejtohet Anës dhe Lejlës: Koft kysmet une n`krevat të juajin

Burimi i drejtohet Anës dhe Lejlës: Koft kysmet une n`krevat të juajin

Magazina

"Me ty kisha punë shumë" - Gresë Gashi në konflikt me Rovena Stefën që në fillim

Magazina
Nata e parë e Big Brother VIP Kosova 3 - gjithçka që ndodhi në hapje dhe emrat që u futën

Nata e parë e Big Brother VIP Kosova 3 - gjithçka që ndodhi në hapje dhe emrat që u futën

Kalo në kategori