LAJMI I FUNDIT:

Harris tani po e sulmon Trumpin me armën që dikur republikani e shfrytëzoi për ‘shkatërrimin’ e Bidenit

Harris tani po e sulmon Trumpin me armën që dikur republikani e shfrytëzoi për ‘shkatërrimin’ e Bidenit

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë fizike të kandidatit republikan, Donald Trump për të shërbyer si i pari i shtetit amerikan ndërsa ata mbanin mitingje në Michigan.

Harris, e cila mbush 60 vjeç të dielën (sot), shprehu dyshimet e saja për 78-vjeçarin Trump. Mosha ishte problem edhe kur presidenti amerikan, 81-vjeçari Joe Biden ishte kandidat për president, por ky problem u zgjidh pasi ai hoqi dorë nga kandidatura.

Harris tha të premten se ish-presidenti amerikan po anashkalonte intervistat sepse ishte i lodhur ndërsa refuzoi debatin e dytë presidencial sepse ka humbur aftësitë fizike.


“Kjo duhet të jetë një shqetësim. Nëse ai nuk mund të përballojë ashpërsinë e fushatës, a është ai i përshtatshëm për këtë punë?”, tha ajo para gazetarëve përpara një mitingu në Grand Rapids ndërsa shtoi “është një pyetje legjitime.”

Trump ka anashkaluar disa intervista gjersa nuk ka dhënë ndonjë arsyetim.

Pas arritjes në Detroit, Trump i hodhi poshtë këto pretendime në një bisedë me gazetarët “nuk pushova për 48 ditë. Unë as nuk jam i lodhur. Jam shumë i emocionuar. E dini pse? Ne kryesojmë në sondazhe sepse populli amerikan nuk e dëshiron atë”

Sipas sondazheve parazgjedhore në shtetet “e luhatshme”, në fakt ato janë të barabarta dhe deri në zgjedhje kanë mbetur vetëm 18 ditë. /Telegrafi/