LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

Real Madridi mund të jetë penduar për faktin se dështuan të nënshkruajnë me ‘blerjen e ëndrrave’ të Zinedine Zidane.

Gjatë viteve, sa herë që madrilenët deshën të nënshkruajnë me një lojtar, ata shpeshherë arrinin që të ulnin çmimin e kartonit të tij.

Këtë verë, ‘Los Blancos’ arritën që ta transferojnë Kylian Mbappen pasi ylli francez u largua nga PSG-ja si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës.


Sidoqoftë, gjiganti spanjoll humbi një mundësi të mirë për të nënshkruar me njërin prej objektivave të tyre gjatë afatit kalimtar veror.

Gjatë muajit qershor, mbrojtësi francez Leny Yoro ishte lidhur me një kalim tek ndonjëra prej ekipeve si Liverpool, Manchester United dhe Real Madrid.

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Defensa Central, Zidane i dhuroi OK e tij bordit të klubit për të transferuar Yoron pas një takimi me presidentin Florentino Perez.

Ishte sugjeruar se Zidane i ka thënë Perezit që duhet të nënshkruajë me Yoron pasi ish-mesfushori besoi se adoleshenti mund të ketë një ndikim të menjëhershëm brenda klubit.

Megjithatë, kjo kërkesë e legjendës franceze nuk u plotësua asnjëherë me 18-vjeçarin që në fund u transferua tek Unitedi për shumën e 52 milionë eurove.

Aventura e Yoros ndërkohë në futbollin anglez ka marrë një goditje të rëndë pasi ai kishte pësuar një lëndim gjatë parasezonit kundër Arsenalit dhe që atëherë nuk është paraqitur për ‘Djajtë e Kuq’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta e thotë publikisht se një lojtar që sapo është larguar nga Barcelona do të pendohet

Laporta e thotë publikisht se një lojtar që sapo është larguar nga Barcelona do të pendohet

La Liga
Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

La Liga
Legjenda i dha fund karrierës dhe publikoi një foto nga miniera:

Legjenda i dha fund karrierës dhe publikoi një foto nga miniera: "Mos harro nga vjen"

Ndërkombëtare
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Ambrosini paralajmëron tifozët e Milanit se ish-talenti i skuadrës do t'i bashkohet Juventusit ose Interit

Ambrosini paralajmëron tifozët e Milanit se ish-talenti i skuadrës do t'i bashkohet Juventusit ose Interit

Serie A
Dani Alves bën reagimin e parë publik pas lirimit nga burgu

Dani Alves bën reagimin e parë publik pas lirimit nga burgu

La Liga
Kalo në kategori