LAJMI I FUNDIT:

Edhe pak ditë na ndajnë nga konventa ndërkombëtare “Suksesi është qëllimi yt” – rruga juaj drejt suksesit jetësor

Edhe pak ditë na ndajnë nga konventa ndërkombëtare “Suksesi është qëllimi yt” – rruga juaj drejt suksesit jetësor

Vetëm pak ditë kanë mbetur deri në fillimin e konventës ndërkombëtare “Suksesi është qëllimi yt”, një ngjarje e jashtëzakonshme që premton të frymëzojë dhe transformojë jetët e pjesëmarrësve.

Ky event, i cili organizohet për herë të shtatë, ka fituar tashmë një status tradicional, duke u bërë një event i pandashëm për të gjithë ata që synojnë suksesin dhe janë të përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive në vetvete.

Konventa është një mundësi unike për të promovuar kompaninë apo brendin tuaj, si dhe për të përfituar nga njohuritë e reja dhe përvojat ndërkombëtare që do t’ju ndihmojnë të ngrini kapacitetet tuaja personale dhe profesionale.

Trajnerë të mirënjohur nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm për të ndarë sekretet e suksesit të tyre dhe për t’ju ndihmuar në zhvillimin e një vizioni të qartë për të ardhmen tuaj.

Trajneri i shitjes, Denis Gafuri në një intervistë për Telegrafin dha disa nga detajet e organizimit të kësaj konvente, si dhe risitë që do të sjellin.

Denis Gafuri

Ai theksoi rëndësinë e këtij eventi, duke e përshkruar si një event të zhvillimit personal dhe profesional, me pjesëmarrës nga Amerika, Kanadaja, Evropa dhe vende të tjera nga bota.

“Folësit që kemi ftuar janë të nivelit ndërkombëtar dhe sjellin njohuritë më të fundit për t’ju ndihmuar të zhvilloni veten dhe biznesin tuaj,” tha Gafuri.

Përgjatë viteve, ky event ka transformuar jetët e qindra pjesëmarrësve, duke përfshirë njerëz nga të gjitha fushat e jetës – arkitektë, doktorë, avokatë, udhëheqës biznesesh, dhe madje edhe familje të tëra që kanë ndjekur trajnimin së bashku.

Gafuri vetë ka përjetuar ndryshime të mëdha në jetën dhe karrierën e tij përmes trajnimeve të tilla, duke treguar sesi këto eksperienca e kanë ndihmuar të dalë nga sfidat e vështira që përballej në biznes.

Konventa “Suksesi është qëllimi yt” është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e kohës, stresit, resurseve humane dhe madje edhe në fushën e inteligjencës artificiale.

Denis Gafuri

Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur për ata që janë të etur për të ndryshuar jetën e tyre dhe për të arritur suksesin që kanë ëndërruar gjithmonë.

Eventi do të mbahet në Prishtina Mall, në kinemanë CineStar, ku janë të rezervuara vetëm 300 vende.

“Vlerat që pjesëmarrësit do të marrin nga kjo konventë janë transformuese,” tha Gafuri, duke shtuar se kjo ngjarje është për ata që duan të bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën e tyre.

Me folës të jashtëzakonshëm si Tiziano Benvenuti nga Italia, Kristian Kabashi, Rafaella Rica, Vasil Naçi dhe shumë të tjerë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga më të mirët dhe të frymëzohen nga historitë e tyre të suksesit.

Ndryshe, Denis Gafuri i fton të gjithë të shfrytëzojnë këtë mundësi të rrallë për t’u bërë pjesë e një eventi që mund të transformojë rrugën e tyre drejt suksesit. Për të gjithë ata që lajmërohen me kodin “Telegrafi”, ofrohet një zbritje e veçantë.

Mos humbisni këtë shans – Suksesi është vetëm disa hapa larg! /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga 3000 prodhime gjithsej të Toyota Land Cruiser First Edition, dy nga to do të vijnë në Kosovë

Nga 3000 prodhime gjithsej të Toyota Land Cruiser First Edition, dy nga to do të vijnë në Kosovë

Ekonomi
Kjo është pishina dhe spa më luksoze në Kosovë

Kjo është pishina dhe spa më luksoze në Kosovë

Ekonomi
Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm

Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Forumi i parë Ekonomik i Kosovës në Paris, Kurti: Së bashku mund të ndërtojmë një ekonomi të fortë

Forumi i parë Ekonomik i Kosovës në Paris, Kurti: Së bashku mund të ndërtojmë një ekonomi të fortë

Ekonomi
Si Al Trade po formëson jetesën moderne në Kosovë

Si Al Trade po formëson jetesën moderne në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori