LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj një personi në Ferizaj, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Kërkohet paraburgim ndaj një personi në Ferizaj, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit R.J., për shkak të dyshimit të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe ”Legalizimi i përmbajtjes së rreme” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Tetor 2024, në Ferizaj, i pandehuri  ka përpiluar dokument të falsifikuar, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumentit si origjinal dhe duke e përdorur me dije, në atë mënyrë që ka bërë një autorizim të falsifikuar në emër të M.Sh., kinse është bërë tek noterja E.M., në Maqedoninë e Veriut, me anë të së cilës autorizon veten për të lidhur një kontratë të shit-blerjes, në mënyrë që t’ia shet pronën e paluajtshme të M.Sh., personit P.D., përmes aktit noterial në shumë prej 50,000.00 Euro, me të cilën ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me datë 16 Tetor 2024, rreth orës 14:30 në  Ferizaj, rruga e “Reçakut”, përkatësisht në zyrën e noterit, i pandehuri me qëllim që të vërtetoj një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore ka tentuar të vë në lajthim noterin S.Sh., në atë mënyrë që prezanton autorizimin e falsifikuar të lartcekur dhe tenton që me të njëjtin të lidh një kontratë të shit-blerjes, për t’ia shitur pronën e paluajtshme të M.SH., personit P.D., në shumë prej 50,000.00 Euro.


Me ketë rast pas prezantimit të këtij autorizimit, noteri verifikon përmes e-mailit me noteren E.M. nga Maqedonia e Veriut dhe nga e cila konfirmohet se fare nuk është lëshuar ai autorizim dhe se nënshkrimi i saj dhe i përkthyeses është i falsifikuar,  me të cilën ka tentuar të kryej veprën penale” Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

I pandehuri që nga data 16 Tetor 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Lajme
Tomë Gashi: Bojkoti i seancave, taktikë e LVV për largimin nga debatet që nuk sjellin asgjë të mirë

Tomë Gashi: Bojkoti i seancave, taktikë e LVV për largimin nga debatet që nuk sjellin asgjë të mirë

Lajme
Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Kronika e Zezë
Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit dhe deputetit Rexhaj

Drejtësi
​Nga 1 nëntori Policia e Kosovës nuk lëshon më vërtetime mbi të kaluarën kriminale

​Nga 1 nëntori Policia e Kosovës nuk lëshon më vërtetime mbi të kaluarën kriminale

Lajme
Kalo në kategori