LAJMI I FUNDIT:

Komunikimi i Pacollit me Radoiçiqin në prani të Kurtit, Qeveria reagon sërish ndaj deklaratave të kreut të AKR-së

Komunikimi i Pacollit me Radoiçiqin në prani të Kurtit, Qeveria reagon sërish ndaj deklaratave të kreut të AKR-së

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vazhduar me insistimin e tij se ka biseduar me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, pasi një kërkesë të tillë për bisedë ia kishin bërë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Pacolli ka pohuar se telefonata ishte bërë për të mundësuar zgjedhjen e presidentes, rrjedhimisht sigurimin edhe të një vote, transmeton Telegrafi.

“Ju keni deklaruar se nuk është e vërtetë që ka ndodhur telefonata e famshme me nënkryetarin e Listës Serbe, në prezencën e kryeministrit për sigurimin e një prezence që mundësoi zgjedhjen e Presidentes. Është e vrazhdë, si zëdhënës i qeverisë, të përhapësh të pavërteta! Ju lutem, para se të jepni deklarata të pavërteta, pyesni, së pari Kryeministrin dhe Presidenten. Ata do t’ju tregojnë se telefonata është bërë me kërkesën e tyre, për të siguruar prezencën e një deputeti shtesë”, tha Pacolli në reagimin e tij, të bërë ditën e mërkurë.


Gjithashtu, ai ka shkruar se “unë nuk kam pasur nevojë për vota, dhe do të ishte absurde që ta bëja këtë telefonatë pa kërkesën e tyre, për të cilët ata kishin nevojë”.

E, një reagim mbi këtë insistim të Pacollit, e ka bërë sërish zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu për Telegrafin ka thënë se është e pakuptimtë që një ish ministër të insistojë në një të pavërtetë të tillë.

“Edhe një herë, në asnjë bisedë telefonike që ka bërë deputeti Behgjet Pacolli me kriminelin Millan Radoiçiq, e të cilën ai vetë po e pranon, nuk ka qenë i pranishëm KM Kurti. Është krejt e pakuptimtë që një deputet i Kuvendit që dikur ka qenë edhe ministër i Punëve të Jashtme të insistoj në një të pavërtetë të tillë”, tha Kryeziu.

Ai po ashtu u shpreh se “Pacolli nuk ka nevojë t’i arsyetojë komunikimet që ka mundur t’i ketë me Radoiçiqin”.

“Sepse tek e fundit ai ka qenë ministër i Qeverisë e cila është formuar me votat e Listës Serbe e për të cilat kanë pritur orë të gjata në Kuvend derisa ata ktheheshin nga Beogradi. Ai ka qenë në koalicion me Listën Serbe të Radoiçiqit. Besoj që komunikimin e kanë pasur të rregullt me ta”, potencoi Kryeziu.

Mbi deklaratën e Pacollit, Telegrafi ka kërkuar edhe një përgjigje nga Presidenca e Kosovës, por që deri në publikimin e lajmit, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Së fundmi, partitë opozitare kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunim me Listën Serbe, e gjithë kjo ka ndodhur pas disa audio-incizimeve të publikuar ndërmjet shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila dhe kriminelit Milan Radoiçiq.

Radoiçiq ka pranuar se ka qenë personi kryesor për organizimin e sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ndaj tij, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë, por që i njëjti vazhdon të mbrohet dhe të jetë i lirë në Serbi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori