LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i AAK-së: Kosova ka ardhur në një stad ku diskutojnë struktura joformale se kur duhet me u ndal e lëshu rryma

Tahiri i AAK-së: Kosova ka ardhur në një stad ku diskutojnë struktura joformale se kur duhet me u ndal e lëshu rryma

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës janë në faj pasi nuk kanë se si e mbrojnë një skandal korruptiv.

Tahiri gjatë seancës së jashtëzakonshme e cila është thirrur nga opozita për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se kjo qeveri nuk mund të dal e të ballafaqohet, pasi siç u shpreh “Nuk kanë argumente”.

“Nuk kanë mundësi me e mbrojte një marre që e ka kaplu Kosovën me rastin e ushqimit dhe nuk kanë mundësi me e fsheh bashkëpunimin sekret, konfidencial me të cilën kanë qenë në mburrje që nuk kanë koalicion me Listën Serbe…Nuk mundet me dal në ballë me u ballafaqu sepse nuk kanë argumente. Kjo qeveri do të ikë më 9 shkurt. Do të ikë njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Tahiri.


Ai foli edhe për mesazhet që janë publikuar në mes të koordinatores së VV-së, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Struktura joformale të cilat nuk kanë asnjë rol në Qeveri të Kosovës, nuk kanë funksione publike, sot vendosin për paratë e taksapaguesve të Kosovës. A kuptoni se përmes një pazari negocimi mundohet që paraja publike dhe korrupsioni të instalohet si e mirë publike.

A kuptoni që të gjitha veprimet e njëpasnjëshme që ne i kemi diskutu këtu e që po diskutohen në diskursin publik janë duke shpërfaqë dy konkluzione: kjo qeveri ka ardhë në pushtet me mashtrim. Para katër vitesh ka dhënë platformë politike vetëm për me marrë besimin, e atë besim mos me e kthy në të mirë publike të shtetit por me e kthy në të mirë partiake të njerëzve që nuk kanë funksione sikurse që është koordinatorja e VV-së.

Ka një aktakuzë që thotë bardhë edhe zi, për një temë që do të duhej të ishte temë transparence e diskutimit në qeveri e jo e diskutimit në zyre e në kafe. A e kuptoni që Kosova ka ardhur në një stad ku diskutojnë struktura joformale edhe kur duhet me u ndal rryma, e kur duhet me u lëshu rryma”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori