Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 12 milionë euro me KfW-në, synohet përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave në tri komuna
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një ceremonie ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë mbi 12 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), për çka synohet përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.
Ky projekt është kontribut i Bashkimit Evropian i implementuar nga KfW.
Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati tha se kjo marrëveshja synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve duke garantuar një mjedisi më të pastër.
Ai theksoi se projekti ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit si dhe të kontrollojë depozitimin e mbetjeve sipas strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.
“Nënshkrimi i një marrëveshje tjetër që ka për synim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë përmes garantimit të një mjedisi më të pastër që njëkohësisht ndikon në përmirësimin e shëndetit publik. Marrëveshja në fjalë do të mundësojë ofrimin e infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, e që është pjesë e programit më të gjerë për menaxhimin e mbetjeve të forta, pra faza dy deri në fazën katër. Projekti ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit si dhe të kontrollojë depozitimin e mbetjeve sipas strategjia kombëtare për menaxhimin e mbetjeve. Projekti synon të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve natyrore…Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen tjetër që kap vlerën e 12.6 milionë eurove që është kontributi i Bashkimit Evropian përmes fondeve IPA menaxhuar nga KfW. Këto mjete do të ofrohen pastaj te Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës”, tha Murati.
Ndërkaq, shefi i Departamentit të Evropës Juglindore të KfW, Klaus Muller derisa vlerësoi rëndësinë e këtij projekti, theksoi se është urgjente që të merren veprime në këtë fushë.
Sipas tij, niveli lokal dhe ai qendror duhet të punojnë së bashku që të tejkalohen problemet me mbeturina dhe se ky projekt të përfundohet me kohë.
“Gjermania 20 milionë euro i ka alokuar për këtë projekt më herët dhe tani kemi një fond të ri të IPA të BE. Të gjithë i dimë problemet që janë shumë prezent dhe ju e dini shumë më mirë se sa është urgjente që të merren veprime dhe mendoj sidomos në Prishtinë kemi deponinë në Mirash e cila është në kolaps dhe shkakton shumë rreziqe për mjedisin. Sepse imitimi i gazrve është shumë i lartë. Është me rëndësi që të veprohet me menjëherë. Kur jemi te deponitë, duke parë veprimet urgjente është më rëndësi që në nivelin lokal dhe qendror të punojmë së bashku që të tejkalojmë këto problem dhe të fillojmë me këtë projekt që të arrijmë në kohë të përfundojmë. Kosova drejt BE-së është duke punuar shumë në menaxhimin e deponive dhe janë duke u marrë shumë hapa në këtë drejtim”, tha Muller.
Drejtori gjeneral në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), Dardan Veliaj tha se ky projekt është qenësor për ndërmarrjen.
Ai theksoi se nëpërmjet këtij programi gjendja e deponive sanitare pritet të ndryshojë.
“Për gjendjen e deponive nuk kemi nevojë të flasim shumë. Ka qenë vazhdimisht në media, ka qenë pikë e dobët e vendit tonë e paraqitur edhe në raportet e progresit në raportet e vendeve të Bashkimit Evropian në procesin integrues. Ky program është qenësor si për ndërmarrjen, si për vendin tonë. Nëpërmjet këtij programi gjendja e deponive sanitare pritet të ndryshojë drastikisht. Kemi pasur një keqmenaxhim të gjatë të këtij sektori, kemi pasur mungesë të planifikimit dhe investimeve adekuate, gjë që ka sjellë tek dëmet e mëdha që janë shkaktuar në ambient dhe rrethinën ku operojnë deponitë tona. Nëpërmjet këtij programi, ne do t’i shndërrojmë deponitë tona që sot operojnë pa lejet adekuate, pa respektimin adekuat të kritereve ambientale”, tha Veliaj. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje