Një 70 vjeçar nga Kumanova dyshohet se ka abuzuar seksualisht më një fëmijë 13-vjeçar
Një 70 vjeçar ka përfunduar në pranga dhe më pas është lënë i lirë mbi dyshimet për abuzim seksual me një fëmijë 13 vjeç, nxënës i një shkolle fillore me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovë. Në dyshimet e policisë është potencuar se 70 vjeçari në disa raste ka abuzuar seksualisht më fëmijën. Alsat ka siguruar denoncimin e prindit, versioni i të cilit në polici është dhënë më datën 9 tetor.
“I dyshuari e ka marrë 13 vjeçarin nga shkolla dhe e ka dërguar në vende të ndryshme në Shkup, si parqe dhe çajtore, ndërsa paraprakisht në pijen e tij ka hedhur lloje të pikave të lëngshme të cilat i kanë shkaktuar marramendje, ndërsa i ka dhënë edhe duhan. Këto veprime i ka bërë pasi i dyshuari ka pasur armë të ftohtë me vete dhe fëmija është frikuar. Sjelljet e fëmijës kanë ndryshuar së fundi, ai është më agresiv dhe i pasjellshëm. Një ditë kur isha me djalin tim, personi në fjalë (i dyshuari) u afrua dhe na tregoi organin gjenital”, ka thënë prindi në denoncimin e tij.
Më 10 tetor i dyshuari është arrestuar, por pas disa orëve është lënë i lirë. Këtë e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më datën 10 tetor në orën 22:30 policia ka arrestuar të dyshuarin I.S (70 vjeç) nga fshati Nikushtak i Komunës së Likovës. Ai dyshohet se për disa herë ka abuzuar seksualisht me fëmijën. Është njoftuar Prokuroria Publike dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Prokuroria Publike ka vlerësuar se për një dyshim të tillë nuk ka nevojë për masa kujdesi. Organi i akuzës na tha se në pritje është ekspertiza mjekoligjore nga e cila duhet të konstatohet vepra e mundshme penale, ndërkohë që me viktimën janë bërë edhe konsultime psikologjike. Në rast se vërtetohet se i dyshuari 70 vjeç ka abuzuar seksualisht më fëmijën, ndaj tij do të propozohen masat më rigoroze të kujdesit, si paraburgimi. Vepra në fjalë parashikon dënim me burg të paktën 10 vjet nëse kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjeçare. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A