LAJMI I FUNDIT:

Biden paralajmëron Iranin se vrasja e Trump do të ishte një akt lufte

Biden paralajmëron Iranin se vrasja e Trump do të ishte një akt lufte

Presidenti amerikan Joe Biden thuhet se udhëzoi Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare që t’i bënte të qartë Iranit se çdo përpjekje për të vrarë ish-presidentin Trump, do të shihej si një akt lufte.

Paralajmërimi i ashpër vjen pasi ekipi i Trump është informuar për tentativat specifike të vrasjes së Trump, dhe kanë bërë një kërkesë të pazakontë për aeroplanë ushtarakë në ditët e fundit të fushatës.

SHBA-të kanë bërë përpjekje të paprecedentë për të mbrojtur ish-presidentin nga hakmarrja nga Irani për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani në vitin 2020, transmeton Telegrafi.


Rreth 150 milionë dollarë në vit kanë shkuar për mbrojtjen e zyrtarëve si ish-Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe gjenerali Kenneth McKenzie, ish-kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, shkruan Politico.

Kur u pyet nga Fox News Digital muajin e kaluar, Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të thoshte nëse Biden besonte se vrasja e Trump do të ishte një akt lufte, por premtoi se do ta mbante ekipin e Trump në hap për vlerësimin e kërcënimit nga Irani.

“Ne e konsiderojmë këtë një çështje të sigurisë kombëtare dhe të prioritetit më të lartë dhe dënojmë fuqishëm Iranin për këto kërcënime të pacipë”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Sean Savitt.

Ai konfirmoi se Irani kishte kërkuar prej kohësh hakmarrje ndaj Trump për vrasjen e Soleimanit.

“Ne kemi siguruar që agjencitë e duhura po ofrojnë vazhdimisht dhe menjëherë detajet e sigurisë së ish-presidentit me informacione në zhvillim e sipër. Për më tepër, presidenti Biden ka përsëritur direktivën e tij se Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara duhet të marrë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të adresuar ato që po zhvillohen kërcënime ndaj ish-presidentit”, shtoi Savitt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori