LAJMI I FUNDIT:

Bëhet viral reagimi i Ronaldos pasi Szczesny i tregon se është bërë pjesë e Barcelonës

Bëhet viral reagimi i Ronaldos pasi Szczesny i tregon se është bërë pjesë e Barcelonës

Cristiano Ronaldo iu përgjigj me shaka ish-bashkëlojtarit të tij të vjetër tek Juventusi, Wojciech Szczesnyt, i cili së fundmi iu bashkua Barcelonës përkundër se kishte njoftuar vendimin për t’u pensionuar në verë.

Dyshja u takuan në ‘National Stadium’ të Varshavës aty ku Portugalia regjistroi një fitore me rezultat 3-1 ndaj Polonisë mbrëmjen e së shtunës.

Ronaldo pas takimit u ndal për të bërë disa fotografi me fëmijët e Szczesnyt në të njëjtën kohë duke e pyetur nëse ishte i lumtur për transferimin e tij tek Barcelona.


Ronaldo më pas bëri një shaka me ish-bashkëlojtarin e tij duke i thënë se iu desh që të pensionohej për të fituar transferimin tek një ‘klub i madh’.

Szczesny njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli gjatë muajit gusht, duke shkëputur kontratën e tij tek Juventusi me marrëveshje të dyanshme.

Përkundër faktit që veshi fanellën e ‘Bianconerëve’ për tetë vite, pozita e tij si titullar ishte rrezikuar nga transferimi i Michele Di Gregorios nga Monza.

Ai më pas u rikthye nga pensionimi për të nënshkruar me Barçën deri në fund të sezonit për të mbuluar mungesën e kapitenit Marc-Andre Ter Stegen i cili kishte këputur ligamentin ndaj Villarrealit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Premier League
Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit

Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit

Premier League
Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madridit për të financuar transferimin e Wirtz

Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madridit për të financuar transferimin e Wirtz

La Liga
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Qipros – Foda me disa ndryshime të detyrueshme

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Qipros – Foda me disa ndryshime të detyrueshme

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori