LAJMI I FUNDIT:

Rasti i kishës në Podujevë, Nikolla Xhufka dhe Lejdi Zagalli deklarohen të pafajshëm për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Rasti i kishës në Podujevë, Nikolla Xhufka dhe Lejdi Zagalli deklarohen të pafajshëm për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Klerikët fetarë Niko Bllazhde ( i njohur si At Nikolla Xhufka) dhe Lejdi Zagalli janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Deklaimin rreth fajësisë, dy të akuzuarit e bënë në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Bekim Kodraliu dhe pasi u njoftuan nga Gjykata lidhur me të drejtat e tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Bllazhde dhe Zagalli deklaruan se e kanë kuptuar aktakuzën dhe ndihen të pafajshëm.


Pas kësaj, gjyqtari i çështjes, Kushtrim Shyti njoftoi të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre se kanë afat prej 30 ditësh për të bërë kundërshtimin e provave dhe të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 maj 2024, ka ngritur aktakuzë ndaj Niko Bllazhde dhe Lejdi Zagalli (klerikë fetarë në Kishën Ortodokse Shqiptare në Elbasan), të cilët akuzohen për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas aktakuzës, Bllazhde dhe Zagalli po akuzohen se në bashkëkryerje, më 27 nëntor 2023, së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar, me qëllim të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe etnike, pa autorizim kanë hyrë në kishën Shën “Arhangel Mihailo” në fshatin Rakinicë të Podujevës, e cila është në pronësi dhe mbikëqyrje të Kishës Ortodokse Serbe.

Aktakuza thotë se të pandehurit kanë hapur dhunshëm portën e Kishës në mënyrë që ta shpallin Kishë me emërtimin “Fan Noli”, e cila sipas tyre do t’i përkiste Kishës Ortodokse Shqiptare nga Elbasani.

Me këtë, Niko Bllazhde dhe Lejdi Zagalli akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141, par. 3 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Gjithashtu, Bllazhde akuzohet se më 30 nëntor 2023, përmes një video-incizimi në rrjetin social “Facebook”, publikisht ka bërë nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe modurimit midis grupeve fetare, kombëtare dhe etnike.

Në aktakuzë thuhet se ndër tjera publikisht ka bërë thirrje drejtuar Kishës Ortodokse Serbe me fjalët “Kisha Ortodokse kombëtare shqiptare i bënë thirrje Kishës serbe dhe Dioqezës së Rashkës dhe Patriarkut Profirie, Profirie “Mos guxo t’i afrohesh Ortodoksisë shqiptare dhe Kishës Ortodokse “Fan Noli” në Rakinicë të Podujevës, sepse zjarri i ferrit të pret”, jeni një Kishë dhunuese dhe një kishë anti-ligjore, jeni një kishë e mallkuar nga kisha jonë Ortodokse e vërtetë Kombëtare Shqiptare”.

Me këtë, Bllazhde akuzohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mo sdurimit” sipas nenit 141, par. 3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori