Mexhiti: Nuk është problem që Ligji për përfaqësim të drejtë të dërgohet në Komisionin e Venecias para se të miratohet
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, pajtohet që projektligji për përfaqësim të drejtë të dërgohet në Komisionin e Venecias para se të miratohet, në mënyrë që, siç thotë ai, të shmangen zgjidhjet gjysmake.
“Ligji pse jo? Është mirë që projektligji të shkojë që çdo gjë të jetë e pastër dhe në fund të mos dalë si ligjet aktuale që janë gjysmake dhe për rrjedhojë problematike, si ligji për gjuhët, me balancuesin. Nuk kemi asnjë kundërshtim dhe nuk mund të them se çfarë do të përmbajë. Por mund t’ju them se do të ketë një debat publik në të cilin do të përfshihen akademikë nga të gjitha universitetet, profesionistë ekspertë të asaj fushe po punojnë që të jetë zgjidhja më e mirë dhe një zgjidhje që nuk mund të kontestohet nga askush nesër, pasnesër. Pra, duhet t’i kushtojmë vëmendje kategorisë kushtetuese të përfaqësimit të drejtë, por në të njëjtën kohë të mos biem në kundërshtim me Kushtetutën dhe të na përsëritet kjo situatë nesër ose pasnesër”, tha Mexhiti në lidhje me Ligjin e ri, që do ta zëvendësojë “balancuesin”.
I pyetur se kur pret që të jetë gati draft versioni, ai thotë se është duke u punuar.
Ndërsa zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, tha sot se Qeveria ende nuk ka marrë propozim për përfaqësim të drejtë pasi Gjykata Kushtetuese e hoqi balancuesin.
Miteva thotë se çështja është e hapur dhe se do të diskutohet brenda koalicionit dhe do të hapet një debat i gjerë. Qëndrimi i Qeverisë është që para se të miratohet zgjidhja ligjore, ajo të dërgohet në Komisionin e Venecias./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj