LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 20° clearsky_day

Personat me aftësi të kufizuar në Ferizaj e cilësojnë të pamjaftueshme rritjen e pensioneve

Personat me aftësi të kufizuar në Ferizaj e cilësojnë të pamjaftueshme rritjen e pensioneve

Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka rritur pensionet për kategori të ndryshme deri në 20 për qind. Në mesin e përfituesve janë edhe kategoria e personave me aftësi të kufizuar që vuajnë nga sëmundja “Tetraplegjik”. Kjo kategori në Ferizaj po kërkojnë që mensionet të rriten në mënyrë të veçantë për “Tetraplegjikët” me arsyetim se ata marrin vetëm 150 euro në muaj.

Agron Rrahmanin person me aftësi të kufizuar (Tetraplegjik), ka thënë për Telegrafin se aktualisht i merr vetëm 150 euro nga shteti.

“Nuk po më dalin ato mjete sepse po duhet me i paguar të gjitha obligimet sikur çdo qytetar tjetër i shëndosh. Uji, rrymën dhe shumë shërbime tjera. Ku janë ilaçet e ku janë produktet ushqimore që nuk po mundemi me ia dalë. Shteti i ka rritë nga 20 euro por ato janë të pamjaftueshme”, ka thënë Rrahmani.


Po ashtu ankesa në këtë drejtim ka pasur edhe Enver Ibrahimi person me aftësi të kufizuar (Tetraplegjik). Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me rritjen e pensioneve prej 20 për qind, me arsyetim se ka shpenzime të shumta për mbijetesë.

“Kemi shpenzime për barna, për veshmbathje, rrymë, ujë, mbeturina e shumë e shumë shpenzime të tjera. Të gjitha këto janë ngarkesë e madhe për neve dhe familjet tona. Jetesa është gjithqysh sepse njeriu mund të jetoi edhe me bukë të thatë dhe me shumë pak ushqim, por është shumë e rëndë kjo sepse kategoria jonë kemi mbetur shumë keq me të ardhura”, është ankuar ai.

Në trend

Më shumë
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind

Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind

Ekonomi
Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Premier League
Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës

Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës

Lajme
Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Përfaqësuesja e Kosovës
Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit

Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit

Premier League
Individë të papërgjegjshëm hedhin gurë mbi trasenë hekurudhore - shmanget fatkeqësia, Infrakos: Organet e sigurisë të zbardhin sa më shpejt këtë veprim të rrezikshëm

Individë të papërgjegjshëm hedhin gurë mbi trasenë hekurudhore - shmanget fatkeqësia, Infrakos: Organet e sigurisë të zbardhin sa më shpejt këtë veprim të rrezikshëm

Lajme
Kalo në kategori