Lëvizja Vetëvendosje, madje edhe kryeministri Albin Kurti, po thonë vazhdimisht se biseda e publikuar ku dëgjohen tek flasin Milan Radoiçiq dhe shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, është pjesë e luftës hibride ndaj Qeverisë madje edhe ndaj shtetit.
Protagonistja e bisedës me Milan Radoiçiqin thotë se fjalët i janë prerë dhe i janë fabrikuar e montuar, Kryeministri pretendon se është luftë hibride, ndërsa ministrja Artane Rizvanolli e përmend madje edhe përfshirjën e inteligjencës artificiale.
Profesori universitar në Norvegji, Abit Hoxha që është ekspert i kësaj fushe dhe hulumtues i medias dhe konfliktit, është i bindur se akuzat e ndërsjella janë politike, por që edhe nëse vjen puna për vërtetësinë ose jo të bisedës, sipas tij ka zgjidhje.
“Njerëzit e përmendin inteligjencën artificiale ose këto prerjet që thonë, por këto janë çështje që lehtësisht mund të vërtetohen prej forenzikes së Policisë në rast se ka një hetim për këtë punë. Do të thotë forenzika e Policisë në Kosovë ka mjete dhe ekspertizë të duhur me verifiku këtë punë”, ka theksuar për Tv Dukagjinin Abit Hoxha, profesor.
Hoxha i kundërshton pretendimet e përfaqësuesve të partisë në pushtet.
“Është një far, anglisht thonë “Blamestorm”, është njëfarë vorbulle e fajësimit për veprimet ose jo politike në Kosovë, pra nuk ka njëfarë lufte hibride të brendshme në Kosovë. Është një luftë imagjinare”, ka deklaruar ai.
Edhe për mendimin e Alban Zenelit, profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës termi “luftë hibride”, po përdoret në mënyrë të pasaktë, sepse në të vërtetë ky term nënkupton implikimin e një organizate a një shteti tjetër.
“Ne nuk jemi të sigurt që këto në fakt prej Radojiçiqit, prej kujtdo që janë, ideja themelore është nëse janë autentike, dhe nëse janë autentike absolutisisht ka interes publik që të publikohen. Me vetë faktin se flet shefja e Grupit më të madh Parlamentar me një person i cili ka qenë në listën e zezë të SHBA-së, e aq më shumë ka udhëhequr një grup terrorist më vonë, për më e sulmu Kosovën”, ka deklaruar Zeneli.
“Lufta Hibride”, është term që është përdorur pas përfundimit të luftës së ftohtë për intervenimet që shtetet i kanë bërë ndaj shteteve të tjera, me mjete joluftarake, pra konfliktet e mëdha të cilët ndërveprojnë me njëra tjetrën, por jo me mjete klasike luftarake.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksident i rëndë mes tri veturave në Fier, katër të lënduar: Bëhen “kurban” edhe 36 krerë dele
A pati ndikime politike në përzgjedhjen e personave për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës?
U transportua në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp