LAJMI I FUNDIT:

“Bardhi nuk kishte para” – Sara Gjordeni mes lotësh flet për momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

“Bardhi nuk kishte para” – Sara Gjordeni mes lotësh flet për momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë
Foto: Screenshot/YouTube

Sara Gjordeni ka qenë së fundmi e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për të gjitha ngjarjet e fundit pas publikimit të këngës së re të Bardhit, “Çikës tem”.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka treguar vështirësitë e mëdha financiare që ka kaluar gjatë muajve të shtatzënisë.

“Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një dali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj burimi të ardhurash, vetëm unë punoja”, u shpreh ajo.


Foto: Screenshot/YouTube

Modelja theksoi: “Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja. Dua ta ritheksoj se kjo situatë ka kaluar, Bardhi pati koncerte gjatë verës dhe nuk jemi më në atë situatë, disa reagime s’më kanë bërë shumë sens”.

Ajo u pyet edhe për ish- menaxherin e këngëtarit, një miqësi e ngushtë, për krisjen e së cilës shumë fajësojnë Sarën.

“Unë nga brenda Big Brother e kam respektuar dhe përshëndetur atë person, herë pas here. Kur dola, pashë që ky zotëria nuk kishte lënë emision pa dalë dhe disa postime, për të cilat dhe publiku nuk ishte dakord. Ekzistonte dhe një foto e Heidit me Bardhin, me përshkrimin; ‘sa bukur duken këta të dy, ju si mendoni?’.

E njëjta shtoi se edhe Bardhi i ka kërkuar llogari pas daljes për të gjitha deklaratat e tij.

Ndër të tjera, Gjordeni u shpreh se bashkëpunimi mes Bardhit dhe ish-menaxherit nuk është ndërprerë për shkakun e saj, por kanë qenë arsye të tjera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë

Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë

Magazina
‘Raporti i Artë’: Shpallen tre meshkujt më të pashëm në botë

‘Raporti i Artë’: Shpallen tre meshkujt më të pashëm në botë

Magazina
Fero akuza Arbenitës: Nxiti vajzën kundër meje - ajo më godiste dhe më thoshte ‘babi i keq’

Fero akuza Arbenitës: Nxiti vajzën kundër meje - ajo më godiste dhe më thoshte ‘babi i keq’

Magazina
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane

Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane

Magazina
Luiz Ejlli dhe Teuta Selimi sjellin këngën e re “Lamtumirë”

Luiz Ejlli dhe Teuta Selimi sjellin këngën e re “Lamtumirë”

Magazina
Robin Krasniqi njofton se i ka vdekur babai: Më copëtove në shpirt

Robin Krasniqi njofton se i ka vdekur babai: Më copëtove në shpirt

Magazina
Kalo në kategori