LAJMI I FUNDIT:

Turqia fillon evakuimin e qytetarëve nga Bejruti

Turqia fillon evakuimin e qytetarëve nga Bejruti

Mbi 2,000 shtetas turq dhe disa të huaj filluan të hipnin në një anije ushtarake turke e cila solli ndihma dhe do t’i largojë ata nga një vend që goditet nga sulmet ajrore izraelite që synojnë Hezbollahun.

Zehra Cibbin, një arabe nga qyteti juglindor turk Mardin, e cila jeton në Bejrut me burrin e saj libanez, zbriti nga një autobus i mbushur me të evakuuar, me dy fëmijët e saj dhe bagazhin në dorë.

“Është e papërshkrueshme. Ata bombarduan rrugën poshtë shtëpisë sonë. Që nga ai moment, mbaroi për mua, thashë se nuk doja të qëndroja më në Bejrut”, tha Cibbin.


Cibbin tha se ata vendosën të largohen nga Bejruti nga frika për jetën e tyre, duke mos menduar se çfarë do të ndodhë kur të mbërrijnë në Turqi, përcjell Telegrafi.

Ajo foli për The Associated Press përpara se të futej në radhë për të hipur në anijen TCG Bayraktar, e cila së bashku me TCG Sancaktar do të marrë të evakuuarit.

Ata janë pjesë e një kolone me gjashtë anije që u nisën nga porti jugor turk i Mersinit herët të mërkurën, duke transportuar 300 ton furnizime humanitare, duke përfshirë ushqime, pajisje higjienike, enë gatimi, tenda, shtretër dhe batanije.

Përveç shtetasve turq, mes atyre që aplikuan për evakuim në anije ishin edhe shtetas nga Bullgaria, Rumania dhe Kazakistani.

“Agresioni i Izraelit ka ndikuar rëndë Libanin dhe vëllezërit tanë këtu”, tha ambasadori turk në Liban, Ali Baris Ulusoy, duke qëndruar përballë Bayraktarit.

“Ne po kryejmë sot një operacion me dy qëllime: të ofrojmë ndihmë humanitare për vëllezërit tanë libanezë dhe të sigurojmë kthimin e sigurt të qytetarëve tanë që janë në një situatë të vështirë”, shtoi Ulusoy.

Ndryshe, qeveria e Turqisë planifikon të organizojë më shumë evakuime detare nëse është e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këta janë njerëzit që rrezikuan duke injoruar 'thirrjet për të ikur ose do të vdesin' nga uragani Milton

Këta janë njerëzit që rrezikuan duke injoruar 'thirrjet për të ikur ose do të vdesin' nga uragani Milton

Amerika
Aeroplanë të përmbysur dhe rrugë të përfshira nga uji – imazhe të tjera rreth ndikimit të uraganit Milton në Florida

Aeroplanë të përmbysur dhe rrugë të përfshira nga uji – imazhe të tjera rreth ndikimit të uraganit Milton në Florida

Amerika
Një pasaportë në 'smartphone'-n tuaj? Ja çfarë parashihet në

Një pasaportë në 'smartphone'-n tuaj? Ja çfarë parashihet në "planet e BE-së për kontrolle kufitare më të shpejta deri në vitin 2030"

Evropa
Fuqia shkatërruese e uraganit Milton në tre imazhe

Fuqia shkatërruese e uraganit Milton në tre imazhe

Amerika
NASA ndan foto nga hapësira të uraganit vdekjeprurës Milton që goditi Floridan

NASA ndan foto nga hapësira të uraganit vdekjeprurës Milton që goditi Floridan

Botë
Lideri çeçen pretendon se deputetët rusë kanë urdhëruar vrasjen e tij, premton hakmarrje

Lideri çeçen pretendon se deputetët rusë kanë urdhëruar vrasjen e tij, premton hakmarrje

Botë
Kalo në kategori