Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka folur sot rreth paraqitjes së Kosovës në CEFTA, gjersa paralajmëroi se do të vendoset që Kosova të mos përfaqësohet më nga UNMIK-u.
Bislimi tha se këtë e sheh si zhvillim shumë pozitiv, sidomos meqë bëhet në Beograd.
“Kosova promovon tregtinë e lirë dhe beson në përparësitë që sjell tregtia e lirë në rajon. Ka qenë Serbia që përmes barrierave jo-tarifore ka penguar eksportin e Kosovës drejt Serbisë”, tha ai, duke shtuar se eksportuesit e Kosovës kanë dëshmuar se shumë më lehtë është që të eksportojnë në vendet e largëta sesa në Serbi për shkak të barrierave.
Ai ka folur edhe për largimin e masave kufizuese ndaj mallrave nga Serbia.
“Ajo që ka ndodhur është hapja e një pike kufitare, por me kontrolle të shtuara të sigurisë…. për arsye se edhe për BE-në është e qartë se siguria është më e rëndësishme se liria e mallrave dhe kapitaleve…”, tha zëvendëskryeministri, raporton Telegrafi.
Bislimi tutje paralajmëroi se sot me propozimin e palës do të votohet që UNMIK përfundimisht të largohet nga përfaqësimi i Kosovës në CEFTA.
“Ndërkaq, sot mu në Beograd do të votohet me propozimin e palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet nga përfaqësimi në CEFTA. Unë e shoh si zhvillim shumë pozitiv, sidomos meqë bëhet në Beograd, diçka që nuk ka ndodh për shumë vite.
Dhe shpresoj që kjo frymë konstruktive e Serbisë e cila e kupton se realiteti ka ndryshuar do të bartet edhe në dialog në mënyrë që t’i bindim palën se marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit duhet të zbatohet në tërësi…”, tha ai.
Në Beograd po mbahet takimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), gjersa pritet të votohet që Kosova të mos përfaqësohet më nga UNMIK-u.
Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti në konferencën për media tha se Kosova në këtë takim online do të përfaqësohet nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.
Ndryshe, zëvendëskryeministri gjatë konferencës për media tutje njoftoi se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi ndërmjet dy kryenegociatorëve, por që ende nuk ka datë.
Bislimi tutje tha se me emisarin Lajçak do të takohet nesër (të enjten). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje