LAJMI I FUNDIT:

Italia e mirëpret vendimin e Qeverisë për mallrat serbe

Italia e mirëpret vendimin e Qeverisë për mallrat serbe

Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e mallrave serbe nga Serbia.

Sipas ambasadës italiane, kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal, të parashikuar nga Procesi i Berlinit.

“Italia është e kënaqur që sheh Qeverinë e Kosovës duke hapur pikëkalimin në Merdar për mallrat nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal të parashikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit në BE i inkurajuar nga Plani i Rritjes. Një qasje shumë palëshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shpërblehet”, thuhet në reagimin e ambasadës në platformën “X”.


Ekzekutivi i Kosovës ka marrë vendim të hënën që ta zëvendësojë masën e sigurisë për mallrat serbe.

Qeveria e Kosovës e pati vendosur këtë ndalesë në korrik të vitit 2023, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga Policia serbe.

Ata janë liruar më vonë, por masa ka mbetur në fuqi për mallrat përfundimtare, jo për lëndën e parë.

Vendimi për heqje të kufizimit vjen pas thirrjeve të vazhdueshme të Gjermanisë që Kosova të heqë këtë masë, me arsyetimin se po dëmton tregun rajonal, po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, dhe që kështu mund të rrezikojë pjesëmarrjen në Proces të Berlinit dhe nisma tjera rajonale.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor.

Kosova ka qenë pjesë e Procesit të Berlinit që nga themelimi i tij në vitin 2014, dhe disa nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të kësaj nisme rajonale janë marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare, kualifikimeve profesionale dhe bashkëpunimit në fushën e transportit, energjisë. ekologjinë, dixhitalizimin dhe roamingun. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Lajme
Aksioni antidrogë, arrestohen katër persona - sekuestrohen 35 kilogramë marihuanë dhe mbi një kilogram kokainë

Aksioni antidrogë, arrestohen katër persona - sekuestrohen 35 kilogramë marihuanë dhe mbi një kilogram kokainë

Kronika e Zezë
Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga

Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga "sfida" në TikTok

Sociale
Detaje nga bastisja në Ministrinë e Infrastrukturës, ku u arrestua Izedin Bytyqi: I konfiskohet një revole, telefona, laptopë e dokumente

Detaje nga bastisja në Ministrinë e Infrastrukturës, ku u arrestua Izedin Bytyqi: I konfiskohet një revole, telefona, laptopë e dokumente

Lajme
“Pastrim i parave, para të pista, kjo është për t’u brengosur,” ish-hetuesi policor flet për bastisjet në Ministrinë e Infrastrukturës

“Pastrim i parave, para të pista, kjo është për t’u brengosur,” ish-hetuesi policor flet për bastisjet në Ministrinë e Infrastrukturës

Lajme
Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës

Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori