LAJMI I FUNDIT:

UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25

UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25

Në UBT, me një prezencë të madhe të studentëve të rinj, stafit akademik dhe prindërve, u mbajt ceremonia solemne e hapjes së vitit të ri akademik 2024/25.

Ky moment u shoqërua me entuziazëm dhe optimizëm, duke shënuar fillimin e një tjetër kapitulli të rëndësishëm në rrugëtimin akademik të studentëve të rinj.

UBT ka arritur të shënojë një rritje të numrit të studentëve të rinj në programet Bachelor dhe Master, çka dëshmon suksesin e vazhdueshëm të institucionit në tërheqjen e talenteve të reja nga Kosova dhe rajoni.

Kjo rritje e vazhdueshme e bën UBT-në lider të padiskutueshëm në arsimin e lartë, duke ofruar programe inovative dhe cilësore që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimeve globale.

Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, përgëzoi studentët për zgjedhjen e tyre dhe shprehu përkushtimin e institucionit për t’u ofruar atyre një arsimim cilësor, me fokus në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe zhvillimin e aftësive praktike.

“UBT është shumë më tepër se një universitet: është një komunitet, një familje ku secili prej jush ka vendin e tij të veçantë. Ne jemi të përkushtuar që gjatë këtij rrugëtimi akademik, ju të keni mbështetjen e duhur për të arritur potencialin tuaj maksimal. Mbi 98% e studentëve tanë punësohen gjatë ose menjëherë pas përfundimit të studimeve, dhe kjo nuk është vetëm rezultat i një sistemi arsimor cilësor, por edhe i lidhjeve tona të forta me industrinë dhe partneritetet ndërkombëtare që kemi zhvilluar”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Erjon Hadërgjonaj, student në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, dha një pasqyrë të gjallë të jetës studentore në UBT, duke na frymëzuar dhe treguar çfarë do të thotë të jesh pjesë e këtij institucioni të jashtëzakonshëm.

Nën dirigjimin në piano të profesorit Artan Hasani, momenti u pasurua edhe më shumë nga performancat e tre yjeve të rinj të UBT-së, të cilat dhuruan tri pika magjike muzikore.

Meriton Heta këndoi këngën “Don’t Stop Me Now”, Nina Kucani këndoi “Ika Larg”, dhe Alba Krasniqi interpretoi “Ti Voglio Bene”, duke sjellë pasion dhe melodi të paharrueshme në këtë ceremoni të veçantë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja

Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Fafa Resort
Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë

Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë

Ekonomi
Kalo në kategori