Kryeministri Edi Rama theksoi se “Paketën e maleve” duhet ta përdorin si instrument kryetarët e bashkive, që kanë kontakte të drejtpërdrejta me individët, si në emigracion apo ata që jetojnë në zonat urbane me qëllim zhvillimin e investimeve turistike.
Nëpërmjet kësaj pakete synohet që të mbështeten për investime turistike pronarët e pronave në zonat malore, por që janë braktisur prej tyre për shkak të emigracionit apo lëvizjes drejt zonave urbane.
“Kemi përfunduar “Paketën e maleve” për të mbështetur të gjithë ata që janë jashtë, emigrantët dhe që duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në shtëpi turistike. Paketa e maleve mund të përdoret si nga ata që jetojnë jashtë, edhe nga ata që jetojnë në Tiranë,” tha Rama.
“Paketa është pozitive dhe kemi punuar shumë për hartimin e saj. Është një paketa që duhet ta përdorini ju, për t’i dhënë shtysë apo për t’i inkurajuar atyre që e kanë me 2 mendje. Në Theth kemi takuar një djalë, që me biznesin e tij ndihmon motrën e vëllain që punojnë në Itali,” shtoi Rama.
“Paketën e maleve ta përdorin si instrument kryetarët e bashkive, sepse kanë kontakte të drejtpërdrejta me individët”, u shpreh Rama.
Gjatë takimit kryeministri Edi Rama diskutoi me kryebashkiakët edhe bilancet e rindërtimit, për strehimin e banorëve që mbetën të pastrehë pas tërmetit të 2019-s.
Për familjarët që është ndërprerë bonusi i qirasë, Rama tha se strehimi i tyre do të bëhet nëpërmjet projekteve të strehimit social. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI
Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale
Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit
Dita e premte ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Largimi i masave ndaj mallrave të Serbisë, Haradinaj për Kurtin: Popullit i shet propagandë, e Serbisë i bën koncesione
Policia bastis Ministrinë e Mjedisit, hetime për ambalazhimin e ujit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia