LAJMI I FUNDIT:

Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Ndërsa komunitetet e lodhura nga katastrofat në Florida përgatiten për një tjetër stuhi katastrofike, meteorologu John Morales u bë emocional ndërsa jepte parashikimin e tij.

“Është thjesht një stuhi e pabesueshme, e pabesueshme, e pabesueshme. Ka rënë – ka rënë 50 milibar në 10 orë”, tha Morales, ndërsa zëri i tij dridhej kur fliste për rënien mahnitëse të presionit atmosferik që shoqëroi uraganin Milton.

“Kërkoj falje. Kjo është thjesht e tmerrshme”, tha Morales pasi bëri një pauzë të shkurtër gjatë një transmetimi të NBC6 në Miami.


@todayshow John Morales, one of the longest-tenured TV meteorologists in south Florida, was emotional during his broadcast on NBC affiliate WTVJ as he updated viewers on #HurricaneMilton ♬ original sound – TODAY Show

Meteorologu më vonë shkroi në rrjete sociale se “moti ekstrem i nxitur nga ngrohja globale e ka ndryshuar”, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se Morales është i vendosur në komunitetin e Floridës Jugore dhe ka informuar banorët për uraganet e mëdha duke përfshirë Andrew në vitin 1992, një valë uraganesh në vitet 2004 dhe 2005 që përfshinin Katrina dhe Wilma, si dhe së fundmi uraganet Matthew, Irma dhe Maria.

Ndryshe, Florida po përgatitet për evakuimin e saj më të madh në shtatë vjet, ndërsa shteti amerikan do të goditet nga uragani Milton.

Në disa pjesë të saj është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Evropa
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Arsyet pse aq shumë hungarezë nuk duan të kenë fëmijë

Arsyet pse aq shumë hungarezë nuk duan të kenë fëmijë

Evropa
“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

Botë
Kalo në kategori