LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi merr vendimin e madh për Alexander-Arnold pas situatës së krijuar me lëndimin e Carvajal

Real Madridi merr vendimin e madh për Alexander-Arnold pas situatës së krijuar me lëndimin e Carvajal

Real Madridi raportohet se ka marrë një vendim të madh sa i përket yllit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Gjatë vikendit që lamë pas, madrilenët morën një goditje të rëndë pasi kapiteni Dani Carvajal pësoi një lëndim serioz në fitoren me rezultat 2-0 ndaj Villarrealit në La Liga.

32-vjeçari ra në tokë në dhimbje të mëdha në çastet e fundit të takimit, ndërsa më vonë u konfirmua se spanjolli kishte pësuar një lëndim serioz të ligamenteve.


Si rezultat i lëndimit të veteranit spanjoll, thashethemet sa i përket të ardhmes së Alexander-Arnold janë rritur.

Zëvendëskapiteni i Liverpoolit është lidhur fortë me një kalim në Madrid ndërsa tani është raportuar se një vendim për këtë është marrë.

Siç ka raportuar Marca, Madridi dëshiron të nënshkruajë me reprezentuesin anglez pasi e shohin atë si një lojtar që mund të kontribuojë edhe në repartin e mesfushës.

Për më shumë, është sugjeruar se ‘Los Blancos’ mund t’i ofrojnë atij një kontratë të majme në rast se nuk rinovon me Liverpoolin.

Siç qëndrojnë gjërat momentalisht, Alexander-Arnold me shumë mundësi do të largohet nga Anglia si lojtar i lirë pasi po luan vitin e tij të fundit të kontratës.

Në një intervistë muajin e kaluar, ai kishte thënë se është i motivuar nga fitorja dhe trofetë dhe ky do të jetë faktori kryesor sipas të cilit do të marrë vendimin për të ardhmen e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Aguero nuk tregon mëshirë për Barcelonën, e dërgon në gjykatë

Aguero nuk tregon mëshirë për Barcelonën, e dërgon në gjykatë

La Liga
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Ndërkombëtare
Arteta rikthen interesimin për top sulmuesin

Arteta rikthen interesimin për top sulmuesin

Premier League
Paqueta tani në telashe më të mëdha - ai rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli

Paqueta tani në telashe më të mëdha - ai rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli

Premier League
Goditi lojtarin kundërshtar, federata angleze merr vendim për Nicolas Jackson

Goditi lojtarin kundërshtar, federata angleze merr vendim për Nicolas Jackson

Premier League
Kalo në kategori