LAJMI I FUNDIT:

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka dallime thelbësore me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sa i përket vizionit të përbashkët për projekte strategjike.

Gjatë një interviste të dhënë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Strugë, SHBA, Kurti u pyet për marrëdhëniet e tij me Ramën dhe refuzoi të japë një vlerësim numerik për të.

“Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë,” tha Kurti, duke shtuar: “Por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyera mes dy qeverive. Kemi krijuar një treg të përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive dhe kemi arritur 58 marrëveshje të reja.”


Kurti gjithashtu përmendi disa projekte të rëndësishme që po realizohen mes dy vendeve, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë dhe ekonomi, si dhe bashkëfinancimet në fusha të ndryshme.

“Kosova ka tashmë dy zyra doganore në Porto Romano dhe në Durrës, dhe do të realizojmë gjithashtu hekurudhën Prishtinë-Durrës,” theksoi Kurti, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre projekteve.

Ai vuri në dukje se shpesh, dallimet e vogla në qëndrime bëhen lajm, duke thënë: “Duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Aty ku kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme.”

Duke iu referuar një prej dallimeve kryesore me Ramën, Kurti përmendi çështjen e nismës së Ballkanit të Hapur

“Unë besoj që dallimi i cili më së shumti është shpërdoruar është ai rreth Ballkanit të Hapur, duke u përpjekur që atë dallim ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë,” tha ai, duke theksuar se ky dallim nuk duhet të zmadhohet përtej kontekstit të tij specifik.

View this post on Instagram

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Rrëfimi i Leutrimit, 25 vjet pas luftës i gjeti eshtrat e babait

Rrëfimi i Leutrimit, 25 vjet pas luftës i gjeti eshtrat e babait

Lajme
Kalo në kategori