LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk pranojmë ultimatume nga Bullgaria, Orbani ofroi ndërmjetësim në emër të kryesimit të BE-së

Mickoski: Nuk pranojmë ultimatume nga Bullgaria, Orbani ofroi ndërmjetësim në emër të kryesimit të BE-së

“Bullgaria dëshiron ta tërheqë temën e Maqedonisë në fushatën e tyre parazgjedhore. Por në kurthe të tilla nuk do të hyjmë. Kemi për qëllim dhe inteeres drejt të cilave hapërojmë. Oferta nga kryetari aktual i Qeverisë së Hungarisë, Viktor Orban është dhënë në emër të kryesimit me Bashkimin Evropian. Tani presim se kush çfarë sinjale do të dërgojë nga Bullgaria. Sinjali ynë është i qartë, dëshirojmë zgjidhje, por dinjitoze. Ultimatume nuk pranojmë.”

Kjo është përgjigja e kryeminsitrit Hristian Mickoski në pyetjen lidhur me qëndrimin e MPJ-së bullgare se çështja e procesit të eurointegrimeve bazohet në merita dhe nuk lejon ndërmjetësim mes BE-së dhe vendit-kandidat.

“Bullgaria, Qeveria bullgare, presidenti dhe politikanët bullgarë dëshirojnë tani ta tërheqin temën e Maqedonisë atje në fushatën e tyre parazgjedhore. Unë e kam thënë këtë tashmë disa herë, ne nuk do të jemi naivë dhe të hyjmë në kurthe të tilla. Kemi interesin dhe qëllimin tonë dhe dëshirojmë të hapërojmë fuqishëm drejt realizimit të atij interesi dhe qëllimi. Sa i përket bisedimeve me fqinjin tonë lindor ne jemi të gatshëm kurdo që dëshirojnë dhe në bazë të cilës do platformë apo plani dëshirojnë të ulemi dhe të bisedojmë, të gjejmë zgjidhje dhe normalisht, t’i respektojmë standardet ndërkombëtare”, tha Mickoski duke u përjgigjur në pyetjet e parashtruara pas vendosjes së gur-themelit të objektit të ri të terminalit për doganim të mallrave me çka shënohet fillimi i riparimit dhe rikonstruimit të vendkalimit kufitar Deve Bair.


Ai lidhur me ofertën e Orbanit tha se ishte ofruar kryesisht në emër të kryesimit me Bashkimin Evropian.

“Ajo që ishte ofertë nga kryesuesi i tanishëm me BE-në, ai është kryetari i Qeverisë hungareze, Viktor Orban, është në emër të kryesimit me BE-në. Tani duhet të shohim se kush në Bullgari çfarë sinjale do të dërgojë, secili dërgon sinjale të ndryshme. Tek ne sinjali është i qartë, dëshirojmë zgjidhje e cila do të jetë dinjitoze. Shantazhe dhe ultimatume nuk pranojmë”, tha kryeminsitri Mickoski.

MPJ bullgare dje doli me qëndrim se procesi i eurointegrimeve bazohet në merita individuale dhe nuk lejon ndërmjetësim mes BE-së dhe vendit-kandidat. Garancë e vetme për sulses, theksojnë nga atje, është përmbushja e kritereve dhe kushteve të parashtruara, ceket në qëndrimin e Ministrisë.

BTA e transmetoi qëndrimin e MPJ-së bullgare, e citoi edhe deklaratën e kryeministrit Mickoski të dhënë në formë interviste në Kanal 5, ku cekë se kryeminsitri hungarez, Viktor Orban ofroi të jetë nikoqir i takimit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut “në mëynrë që të shihet nëse mund të afrohen pozicionet”, që Shkupi të mund t’i fillojë negociatat e filluara me BE-në.

“Le të jetë Bashkimi Evropian arbitër, kryesuesi me BE-në na ftoi në Budapest që t’i zgjidhim paraprakisht të gjitha çështjet, të mos jetë etapore, por të gjitha, dhe të mos ketë tashmë pengesa dhe të mos ketë bilateralizim të këtij procesi. menjëherë të fillojmë. Kryeminsitri hungarez, Viktor Orban planifikonte të më thërrasë mua dhe presidentin bullgar në Budapest për bisedime si kryesues me BE-në”, tha pardje Mickoski.

Në intervistë, Mickoski, siç thekson BTA, ka thënë se prëfaqësuesit me të cilët ka biseduar në Bruksel, i kanë thënë se e mbështesin Kornizën negociuese, sepse “ish-presidenti Stevo Pendarovski dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski i kanë bindur se do ta sigurojnë shumicën e domosdoshme për futje të bullgarëve në Kushtetutë”.

Ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së më 25 shtator sollën vendim për t’i ndarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt inkuadrimit në BE, ndërkaq klasterin e parë Tirana do ta hapë më 15 tetor. “Pozicioni ynë është shumë i qartë. KE-ja i gëzohet hapjes së klasterëve të parë me Shqipërinë sa më shpejtë, ndërkaq edhe me Maqedoninë e Veriut sapo t’i përmbushë kriteret e caktuara nga Këshilli”, tha atëherë Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori