LAJMI I FUNDIT:

Rama del nga spitali, shefi i Kirurgjisë flet për gjendjen e Kryeministrit

Rama del nga spitali, shefi i Kirurgjisë flet për gjendjen e Kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka lënë spitalin mëngjesin e së premtes ku qëndroi për më shumë se 24 orë pas operacionit të hernies inguinale që iu nënshtrua një ditë më parë.

Shefi i kirurgjisë Arben Gjata konfirmon për A2 se kryeministri ka kryer ekzaminimet rutinë sipas portokollit dhe më pas është larguar nga ambientet e QSUT, teksa gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë.

Operacioni u realizua nën drejtimin e mjekut Arben Gjata, i ndihmuar nga Arben Beqiri, Dritan Rehovica, shefi i anestezi-reanimacionit Krenar Lila, dhe Saimir Kuçi.


Kryeministri e paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohej sërish për shkak të një problemi shëndetësor. Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale, shkruan televizioni A2. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Lajme
Publikohet audio-regjistrimi për

Publikohet audio-regjistrimi për "21 janarin", dëgjohet komunikimi i Gardës dhe urdhëri për hapje zjarri

Lajme

"Më paralajmëruan që ai pi shumë duhan”, Kurti rrëfen një takim që pati me ish të burgosurin politik Adam Michnik

Lajme
Osmani pritet nga presidenti francez Macron: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare

Osmani pritet nga presidenti francez Macron: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare

Lajme
Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije

Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije

Lajme
Përmbytjet në rajon, Aliu: Në Kosovë priten reshje shiu të intensitetit mesatar

Përmbytjet në rajon, Aliu: Në Kosovë priten reshje shiu të intensitetit mesatar

Lajme
Kalo në kategori