LAJMI I FUNDIT:

Tronditet Juventusi, ylli kryesor i skuadrës pëson lëndim të rëndë

Tronditet Juventusi, ylli kryesor i skuadrës pëson lëndim të rëndë

Fitorja e madhe e Juventusit ndaj Leipzig në Ligën e Kampionëve 2-3 u la në hije nga lajmi se për shkak të një dëmtimi, ata mbetën pa një shtyllë të mbrojtjes dhe një nga lojtarët kyç, Gleison Bremer, deri në fund të sezonit.

Braziliani u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas gjashtë minutash për shkak të një problemi në gjurin e majtë, i cili u dëmtua pas duelit me Lois Openda dhe ajo që u dyshua fillimisht, fatkeqësisht u realizua.

Ligamentet e përparme të kryqëzuara u dëmtuan, Bremer do t’i nënshtrohet një operacioni dhe sezoni për të ka përfunduar.


Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë midis gjashtë dhe tetë muajsh, që sigurisht është një goditje e madhe për ambiciet e kampionatit të Juventusit.

Në mungesë të Bremerit, Gati dhe Kalulu ka gjasa të formojnë çiftin qendror të mbrojtjes, me francezin që pritet të kenë avantazhin ndaj Danilos.

Se sa i rëndësishëm është Bremer për Juventusin, tregon fakti se Zonja e Vjetër me të në krye të mbrojtjes nuk pranoi asnjë gol në gjashtë xhirot e para të Serisë A.

Në ndeshjen ndaj Leipzigut u lëndua edhe Nico Gonzales, i cili problemet me muskulin e kofshës do ta mbajnë jashtë fushës për disa javë. /Telegrafi/