LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në Zubin Potok, Zeqiri: Ndodhi në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës

Shpërthimi në Zubin Potok, Zeqiri: Ndodhi në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ish-kryetari i kësaj komune, Stevan Vuloviq

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë, në ora 23:30 në komunën e Zubin Potokut, nga i cili dyshohet se u shkaktua edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”, tha ai.


E lidhur me këtë, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës, Stevan Vuloviq.

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i vënë para drejtësisë. Sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kundër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati, rend dhe ligj”, tha ai.

Ndryshe, siç merr vesh Telegrafi në tre muajt e fundit është shpërthimi i katërt që ka ndodhur në Komunën e Zubin Potokut, kryesisht tek bashkëpunëtorët e kryetarit, Izmir Zeqiri nga komuniteti serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori