Gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” ka shkruar për qasjen e perëndimit, konkretisht Gjermanisë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Der Standard” në artikullin e saj i kushton vëmendje qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë.
E përditshmja austriake thekson se politika e jashtme gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor formulohet në zyrën e Kancelarit, veçanërisht nga Jens Plotner, këshilltari më i rëndësishëm për politikën e jashtme i kancelarit Olaf Scholz (SPD).
“Qasja e Gjermanisë është e orientuar qartë për t’i dalë në ndihmë Serbisë dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, ndërsa Kosova, për shembull, është vënë nën presion nga diplomatët gjermanë. Kjo politikë udhëhiqet kryesisht nga administrata e SHBA-ve, dhe Gjermania vetëm e ndjek atë”, thuhet në artikullin e gazetës “Der Standard”.
Tutje kjo gazetë thekson se kjo u pa qartë kur i dërguari për Ballkanin Perëndimor i qeverisë gjermane, politikani i të Gjelbërve Manuel Sarrazin, njoftoi se Kosova mund të përjashtohet nga marrëveshja rajonale e tregtisë së lirë CEFTA nëse nuk e heq ndalimin e importit për mallrat serbe.
“Sipas Sarrazin, BE-ja mund të përjashtojë gjithashtu Kosovën nga zona e përbashkët e pagesave me euro SEPA, që është veçanërisht e rëndësishme për dërgesat e diasporës”, thuhet më tej në artikull.
E përditshmja austriake potencon faktin që Kosova është nën sanksione të BE-së për shkak të vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, e ndërkohë që Serbia është bërë partneri kryesor për Gjermaninë, ndonëse “milicitë serbe të lidhura me regjimin në Beograd kanë kryer sulm terrorist kundër shtetit të Kosovës, ku edhe ka mbetur i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku”
“Serbia nuk u mbajt asnjëherë përgjegjëse për këtë”, thekson e përditshmja austriake.
Aty përmendet edhe fakti që Gjermania dhe Franca, kanë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme ekonomike me qeverinë serbe.
“Ndërkohë, dy shtetet më të rëndësishme të BE-së, Gjermania dhe Franca, kanë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme ekonomike me qeverinë serbe. Gjermania dhe kompanitë e saj të automobilave, si Mercedes, mbështesin hapjen e një miniere litiumi në Serbinë Perëndimore, sepse ky mineral është i nevojshëm për bateritë e automjeteve elektrike. Franca, nga ana tjetër, i ka shitur Serbisë dymbëdhjetë avionë luftarakë Rafale”, shkruan Der Standard. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës
Rrëfimi i shqiptares që jeton në Izrael: Sulmi i Iranit ishte ndryshe, qëndruam në dhomat e izolimit për një orë e gjysmë
E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës
“Është tentuar të sabotohet”, “Politika rrezikon pjesën profesionale”, analistët flasin për gjendjen e krijuar në FSK
Ish deputeti serb: Shefi i terroristëve të Banjskës është Vuçiq
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë: Përjashtohen me 60 ditë deputetët e PD-së Bardhi, Noka dhe Nallbati - me 40 ditë edhe 20 të tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
A po shkon Lindja e Mesme drejt një lufte raketore pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit?
Krejt çfarë ndodhi gjatë dhe pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit - minutë pas minute
Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh
Netanyahu: Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë atë
Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet
Kryeministri britanik në një bisedë telefonike me Netanyahun gjatë momentit kritik të sulmit iranian në Izrael