Çfarë i tha Inzaghi ultrasit të arrestuar të Interit për biletat e kërkuara për finalen e Kupës së Italisë
Zbulimet e fundit konfirmojnë se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, kishte biseduar me Marco Ferdico, një ultra i Nerazzurrëve i arrestuar si pjesë e një operacioni të shkallës së lartë të hënën në mëngjes, në lidhje me sigurimin e biletave shtesë për finalen e Kupës së Italisë 2023.
Raportet të hënën në mëngjes konfirmuan se 19 persona, përfshirë shumë ultras të Interit dhe Milanit, janë arrestuar.
Sipas La Gazzetta dello Sport, 16 janë burgosur ndërsa tre janë në arrest shtëpiak.
Hetimi filloi në fillim të shtatorit, pas vrasjes së Antonio Bellocco, një anëtar drejtues i grupit Curva Nord të Interit, i cili rezultoi në arrestimin e shokut të tij ultra të Nerazzurëve, Andrea Beretta.
Shumë prej të arrestuarve të hënën thuhet se kanë lidhje me familjet mafioze nga rajoni i Kalabrisë dhe kanë kryer krime të rënda, duke përfshirë zhvatjen e biletave dhe pijeve, si dhe raste të tjera të krimit të organizuar dhe metodave të lidhura me mafien në dhe rreth “San Siros”.
Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, televizionet kanë zbuluar se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, kishte një bisedë me Marco Ferdicon, i cili i kishte kërkuar trajnerit të siguronte bileta shtesë për finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës në maj 2023.
Për atë finale, vetëm 1000 bileta ishin vënë në dispozicion për seksionin Curva Nord, ndërsa Ferdico kishte kërkuar që të viheshin në dispozicion edhe 200 shtesë.
Gjatë një bisede në telefon, Ferdico thuhet se kishte kërcënuar me grevë të tifozëve nëse nuk zgjidhej çështja e biletave.
Në përgjigje, Inzaghi tha se do të fliste me menaxherin e klubit Riccardo Ferri, si dhe me Beppe Marottan, CEO në atë kohë dhe tani president i klubit, si dhe me zëvendëspresidentin Javier Zanetti.
Përgjimet e telefonave zbuluan se Inzaghi tha se do të fliste me drejtuesit e Nerazzurrëve dhe do të raportonte atë që ata thanë.
Ferdico më pas këmbënguli që Marotta të kishte fjalën e fundit dhe kërkoi që Inzaghi të fliste me të drejtpërdrejt, personalisht për të zgjidhur çështjen e biletave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje