LAJMI I FUNDIT:

BE-ja u bën thirrje Izraelit dhe Hezbollahut të tregojnë përmbajtje në ‘momentin e së vërtetës’ për Libanin

BE-ja u bën thirrje Izraelit dhe Hezbollahut të tregojnë përmbajtje në ‘momentin e së vërtetës’ për Libanin

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” midis Hezbollahut dhe Izraelit mes raporteve që Izraeli ka nisur sulme në Liban përpara një pushtimi të afërt tokësor.

“Sovraniteti i Izraelit dhe i Libanit duhet të garantohet dhe çdo ndërhyrje e mëtejshme ushtarake do ta përkeqësonte në mënyrë dramatike situatën dhe duhet të shmanget”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për rrezikun e këtij përshkallëzimi të mëtejshëm në të gjithë rajonin dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje”, shtoi ai.


“Armët tani duhet të heshtin dhe zëri i diplomacisë duhet të flasë dhe të dëgjohet nga të gjithë”, vazhdoi Borrell.

Duke folur në Liban më herët, Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, i kërkoi Izraelit të “përmbahet nga çdo inkursion tokësor dhe të ndalojë të shtënat”, duke i bërë thirrje gjithashtu Hezbollahut të bëjë të njëjtën gjë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se takimi ministror i BE-së, i cili u zhvillua me video-telefonatë, ishte jozyrtar, që do të thotë se nuk u morën vendime në lidhje me përgjigjen e bllokut ndaj përshkallëzimeve të mundshme.

Por, ndarjet e thella midis pozicioneve të vendeve të BE-së për konfliktin që përfshin Lindjen e Mesme që nga lufta në Gaza tetorin e kaluar, kanë dobësuar ndikimin diplomatik të bllokut në rajon.

Siç raportohet, thirrja e BE-së vjen vetëm disa orë pasi Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se “faza tjetër” e luftës së Izraelit kundër Hezbollahut “do të fillojë së shpejti”.

Ndërkohë, edhe kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të mbledhë kabinetin e tij të sigurisë.

Borrell përsëriti gjithashtu angazhimin e BE-së për të mbështetur autoritetet libaneze dhe theksoi përpjekjet e vazhdueshme për të ofruar ndihmë kritike humanitare për qytetarët e saj.

Komisioni Evropian lëshoi ​​gjithashtu 10 milionë euro ndihmë humanitare shtesë për Libanin për të ndihmuar të prekurit nga përshkallëzimi.

Ndryshe, së fundmi janë fotografuar njësitë e lëvizshme të artilerisë izraelite pranë kufirit me Libanin, duke shtuar frikën për një përshkallëzim dhe inkursion të mundshëm izraelit në Liban. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori