LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria zbulon ‘paktin’ mes ultrasve të Milanit dhe Interit – fitime të mëdha nga shitjet e biletave, paratë shkojnë te familjet mafioze

Prokuroria zbulon ‘paktin’ mes ultrasve të Milanit dhe Interit – fitime të mëdha nga shitjet e biletave, paratë shkojnë te familjet mafioze

Prokuroria e Milanos thotë se anëtarët ultras të Interit dhe Milanit kishin një “pakt armëpushimi” për të maksimizuar të ardhurat e paligjshme në “San Siro”, ndërsa FIGC kërkon dokumente për të sqaruar pozicionet e dy klubeve. 

Policia italiane arrestoi 19 persona, kryesisht ultras të Interit dhe Milanit, të dyshuar për lidhje me familjet mafioze, mëngjesin e së hënës. 

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, prokurori i Milanos, Marcello Viola dhe prokurori kombëtar antimafia dhe antiterror Giovanni Melillo ndanë disa detaje rreth operacionit. 


“Kishte një pakt armëpushimi mes ultrasve [Milanit dhe Interit] për të maksimizuar fitimin”. 

“Aktivitetet janë zhvilluar vetëm për të përfituar një avantazh ekonomik. Interesi për klubet ishte vetëm një fasadë. Interi dhe Milani janë vetëm subjekte të dëmtuara”, deklaroi Viola, sipas Sport Mediaset. 

Policia ka raportuar se aktivitetet financiare të lidhura me “San Siron” ishin “jashtë çdo kontrolli ligjor”. 

Viola shtoi se kjo ishte “pjesërisht” për shkak të “disa mangësive organizative të Interit në menaxhimin e marrëdhënieve me tifozët”. 

“Kishte mungesë absolute të kontrolleve për hyrjet në stadium; furnizimet me bileta për individët që i përkasin krimit, të cilët më pas bënë fitime të mëdha me rishitje”. 

Viola tha se të ardhurat e realizuara falë aktivitetit të paligjshëm brenda dhe jashtë “San Siros” u transferuan në familjet mafioze të lidhura me ultrasit e Interit dhe Milanit. 

Prokurori i Milanos është i bindur se hetimi nxori në dritë lidhjen e fortë midis familjeve mafioze dhe anëtarëve kryesorë ultra në Curva Sud dhe Curva Nord në “San Siro”.  

Melillo shtoi se hetimi nxori në pah logjikën që “legjitimonte racizmin dhe antisemitizmin brenda stadiumeve” rreth Italisë.  

Siç raportohet nga agjencia e lajmeve ANSA, prokurori i FIGC, Giuseppe Chine ka kërkuar dokumente në lidhje me hetimin penal për të ‘verifikuar shkeljet e mundshme të legjislacionit sportiv nga dy klubet e Serisë A dhe anëtarët e tyre’. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori