LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Pa materiale në gjuhën shqipe, nuk mund të debatohen 2.673 amendamente

Bytyqi: Pa materiale në gjuhën shqipe, nuk mund të debatohen 2.673 amendamente

Seanca e Komisionit për financim dhe buxhet nuk ka filluar sot pasi deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, ka kërkuar shtyrjen e seancës për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Drejtorisë Doganore, pasi materialet e dorëzuara nuk ishin përkthyer në gjuhën shqipe, e cila është shkelje e Rregullores së Kuvendit.

Në rendin e ditës të Komisionit ishin 2673 amendamente të dorëzuara nga deputetët e “Levicës”, të cilat do të shqyrtoheshin, por që nuk ishin dorëzuar edhe në gjuhën shqipe.

Bytyqi theksoi se neni 3, paragrafi 4 i Rregullores së Kuvendit parasheh që deputetët që flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve, materialet duhet t’i marrin në gjuhën e tyre, në kohë dhe në mënyrë të plotë, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në debat në baza të barabarta.


Në ndërhyrjen e tij procedurale, Bytyqi theksoi se sipas informacioneve të marra nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, përgjigja ndaj kërkesës së tij ishte se dikush duhej të miratonte më tej amendamente që të përkthehen në gjuhën shqipe. Ai e vlerësoi këtë përgjigje si absurde, sepse përkthimi është një e drejtë procedurale dhe kushtetuese që duhet respektuar, dhe të mos jetë subjekt i miratimeve shtesë ose llogaritjeve politike.

Në fund, kryetarja e Komisionit, Sanja Llukarevska, konstatoi se nuk ka kushte teknike për vazhdimin e punës, gjegjësisht nuk mund të sigurohet përkthimi i materialeve në gjuhën shqipe, prandaj edhe e shtyu seancën.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori