LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Shqipëria vazhdoi tutje drejt BE-së, ndërsa RMV-ja mbetet në vend falë politikave të OBRM-PDUKM-së

Petrovska: Shqipëria vazhdoi tutje drejt BE-së, ndërsa RMV-ja mbetet në vend falë politikave të OBRM-PDUKM-së

“Qeveria e arriti qëllimin e saj, që është të distancojë Maqedoninë e Veriut nga BE-ja. Fakti që Shqipëria do të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian, derisa ne të mbetemi në vend, ishte ajo që donte OBRM-PDUKM-ja”, tha deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, në emisionin debatues “Analizë”, në TV 24.

“OBRM-PDUKM-ja dhe qeveria do të bëjnë gjithçka që sa më shpejt të largohen nga BE-ja, sepse kjo u shkon për shtat, dhe deklaratat e tyre se po na ndodhin padrejtësi, pa ofruar plan, janë vetëm arsyetime dhe nuk i përshtaten deklaratave të shtetarëve dhe politikanëve përgjegjës”, tha Petrevska.

“Me pretekstin se po i mbrojnë interesat kombëtare, e përkundrazi po i mashtrojnë qytetarët me kredi në dukje të lira kineze, OBRM-PDUKM nuk ka plan për rrugën drejt Bashkimit Evropian, mekanizmat e kontrollit të të cilit në shtet nuk i përshtaten qeverisë”, theksoi Petrevska.


Ajo theksoi se OBRM-PDUKM-ja i ka gënjyer qytetarët, sidomos kur u ka premtuar se do të rinegociojë kornizën e negociatave.

“OBRM-PDUKM po digjet sepse kanë dalë në dritë gënjeshtrat se do të rinegociojnë një kornizë më të mirë negociuese dhe se do ta kthejnë emrin. Nuk kanë plan. Kur morëm vendimin që Shqipëria të nisë negociatat me BE-në, për OBRM-PDUKM-në të gjithë e kanë fajin, vetëm ata jo. Kur LSDM-ja e pranoi kornizën e negociatave, ne e kishim të qartë se kjo është rruga e vetme për në BE dhe morëm një vendim të guximshëm. Qeveria aktuale nuk e realizoi atë që premtoi se do të përfaqësonte. Qytetarët duan integrim më të shpejtë në BE. Obligim i OBRM-PDUKM-së është të vazhdojë procesin e integrimeve evropiane të vendit”, tha deputetja Petrovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Kalo në kategori