LAJMI I FUNDIT:

Turizmi në Shqipëri ngadalësohet gjatë kësaj vere, ndikuan ulja e hyrjeve nga Kosova dhe rritja e çmimeve

Turizmi në Shqipëri ngadalësohet gjatë kësaj vere, ndikuan ulja e hyrjeve nga Kosova dhe rritja e çmimeve

Pas një nisje të vrullshme duket se turizmi është ngadalësuar në sezonin e verës me çmimet e rritura që duket se kanë frenuar hyrjet e të huajve, teksa një ndikim të rëndësishëm kanë dhënë dhe shtetesin e Kosovës që kanë “braktisur” Shqipërinë pas liberalizimit të vizave.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në gusht, hyrjet e shtetasve të huaj ishin 2.16 milionë në gusht me një rritje prej 7.2% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ritmet e rritjes janë pëshpejtuar disi në krahasim me korrikun, kur hyrjet ishin vetëm 2.7% më të larta, por gjithsesi janë shumë më të ulëta se pjesa e parë e vitit, kur zgjerimi ishte dy shifror.


Në total, për periudhën e kulmit të sezonit, korrik-gusht kanë hyrë në vend rreth 4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shumë më e ulët se 6 mujori i parë, kur zgjerimi ishte dy shifror.

Pas një rritjeje të lartë të hyrjeve të të huajve në pjesën e parë të vitit, çmimet e hoteleve, sidomos në jug u rritën me 20-90%, duke çuar në anulime të prenotimeve.

Nga ana tjetër, shtetasit e Kosovës pas liberalizimit të vizave zgjodhën alternativa të tjera për pushimet afatgjata. në korrik, muaji i fundit kur janë të disponueshme të dhënat. Sipas INSTAT, hyrjet e shqiptarëve të Kosovës ranë me 16% në korrik 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Shtetasit nga Kosova kanë qenë gjithmonë një burim i rëndësishëm për turizmin e vendit, duke zënë 30-35% të totalit të hyrjeve.

Për 8 mujorin, në vend hynë gjithsej 8.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 18.7% me bazë vjetore, e ndikuar nga performanca e mirë e 6 muajve të parë të vitit.

Sipas INSTAT, në Gusht 2024 96 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 77 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Europa Perëndimore me 9%. Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Gusht 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 10,4%, krahasuar me Gusht 2023.

Rritje të ndjeshme në muajin Gusht kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 49,4%, referon INSTAT. Rritja e çmimeve të hoteleve në vend, jo vetëm frenoi të huajt, por bëri që dhe shumë shqiptarë të kërkonin alternativa më të lira, kryesisht në Greqi.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në muajin Gusht 2024, 901.440 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 9,2%, krahasuar me Gusht 2023.
Të dhëna të tjera të INSTAT për strukturat akomoduese bënë të ditur se rritja e netqëndrimeve të turistëve vendas në korrik ishte vetëm 6.2%, nga 61% që kishte qenë korrikun e një viti më parë. Më ngadalë u rritën dhe net qëndrimet e të huajve, m 21.3%, nga 42.3% të njëjtin muaj të një viti më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori