LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani i Inzaghit për të rikthyer Lautaro Martinez në formë

Zbulohet plani i Inzaghit për të rikthyer Lautaro Martinez në formë

Plani i Simone Inzaghit për të rikthyer në formë Lautaro Martinezin do të përfshijë edhe menaxhimin e tij duke e lënë më shpesh në stol, pasi Interi shpreson të shohë kapitenin e tyre t’i japë fund një thatësire të gjatë pa gola. 

Fituesi i Kupës së Botës dhe Kupës së Amerikës me Argjentinën nuk ka shënuar ende këtë sezon, duke mbetur pa gola në të pesë ndeshjet që luajti për Nerazzurrët në Serie A dhe Ligën e Kampionëve. 

Lautaro ka grumbulluar një seri paraqitjesh nën nivel që po ndikojnë në fillimin e sezonit të skuadrës së tij. 


Interi ishte shumë i varur nga një lojtar që ishte golashënuesi i tyre më i mirë sezonin e kaluar, me 24 gola nga 33 ndeshje në Serie A, gjë që e çoi ekipin drejt në Scudettos së 20-të. 

Pasi kanë marrë vetëm tetë pikë nga pesë ndeshjet e tyre të para në Serie A, Nerazzurrët mendojnë se rikthimi i Lautaros në formën më të mirë është çelësi për të përmirësuar formën e ekipit dhe kjo është arsyeja pse trajneri Inzaghi po harton një plan për t’i dhënë fund thatësisë së tij. 

Sipas La Gazzetta dello Sport , Lautaro Martinez do të rrisë numrin e seancave të tij stërvitore dhe kohën e kaluar në qendrën stërvitore të Interit. 

Ky është një plan i përbashkët me trajnerin Inzaghi dhe stafin e tij për të rritur gjendjen fizike që aktualisht e ndan atë nga pjesa tjetër e skuadrës. 

I vetëdijshëm për formën e tij të dobët aktuale, Lautaro thuhet se është i hapur ndaj vendimit të Inzaghit që të mos e fillojë ndeshjen në mënyrë që të mund të menaxhojë energjinë e tij me mençuri brenda një orari të ngjeshur ndeshjesh. 

Disa arsye e shtynë kapitenin e Interit të shënonte vetëm një herë që nga marsi i vitit 2024. 

Pasi luajti 44 ndeshje konkurruese për Nerazzurrët sezonin e kaluar, Lautaro u nis për në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në të gjashtë ndeshjet e Argjentinës në Kupën e Amerikës gjatë verës, duke dhënë një kontribut vendimtar në fitoren e kombëtares së tij me pesë gola, një në finale kundër Kolumbisë. 

Turneu përfundoi në mes të korrikut, duke i lënë sulmuesit pak kohë për të pushuar. Lautaro madje vendosi të reduktojë kohën e pushimeve dhe të kthehet në Milan më herët se sa pritej më 6 gusht, pasi lëndimi i Mehdi Taremit në parasezonin shkaktoi shqetësimin e Interit përpara debutimit të tyre në Serie A me Genoan. 

Megjithatë, një mungesë e tillë pushimi duket se po ndikon  në gjendjen e Lautaros tani, diçka për të cilën ai është plotësisht i vetëdijshëm, siç e pranoi edhe pas humbjes së fundit të Interit kundër Milanit. 

“E ndjej atë përgjegjësi dhe e kuptoj që nuk po bëj atë që bëra më parë. Unë kam mbetur prapa, por gjithçka që mund të bëj është të vazhdoj të punoj për t’u bërë më i fortë”, deklaroi ai. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga

"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit

Serie A
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori