LAJMI I FUNDIT:

Djellza Dema sjell humorin shqiptar në Zvicër: Shihemi në festivalin Shqip Up Comedy

Djellza Dema sjell humorin shqiptar në Zvicër: Shihemi në festivalin Shqip Up Comedy

Aktore e njohur, Djellza Dema, do të jetë një nga aktoret pjesëmarrëse në edicionin e sivjetmë të festivalit “Zurich Shqip Up Comedy”, i cili do të mbahet në Zvicër më 18 dhe 19 tetor 2024.

Dema, e njohur për videot e saj satirike në TikTok, do të ngjitet në skenë në natën e parë të festivalit më 18 tetor.

Në një mesazh të ngrohtë dhe humoristik për fansat e saj, Djellza shprehet: “Halo, Unë jam Diellza dhe mas pari desha me ju tregu që e kam mësu gjermanishten bastër-bastër. E dyta, me datën tetëmbëdhjetë edhe nëntëmbëdhjetë tetor kam ardhur në Zvicër, në Cyrih, në festivalin Shqip Up Komedi Festival unë me disa kolegë të mi, po kryesorja unë. Edhe doni krejt me ardhë atje me pas stand-up komedi. Kështu që nëse doni me ardhë me keq shumë, doni me ble biletat, e jo tani me më shkrujt ods valla s’kish pas bileta as me të marrë. Shihemi!”


Festivali “Zurich Shqip Up Comedy” këtë vit do të zhvillohet për herë të parë në dy netë në sallën e njohur “Stadthalle Dietikon” në Cyrih. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë humorin e aktorëve të njohur shqiptarë që do të sjellin në skenë batuta dhe komedi të freskët. Përveç Djellza Demës, festivali do të mirëpresë edhe shumë artistë të tjerë të humorit shqiptar.

Biletat për festivalin janë tashmë në shitje, dhe ju mund t’i siguroni ato duke klikuar këtu, ose mund të bëheni pjesë e lojës shpërblyese të Telegrafit për të fituar dy bileta falas dhe të ndiqni festivalin nga afër.

Një event që premton shumë të qeshura dhe argëtim, mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij festivali të veçantë! /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gani Gërmia: Nuk kam qenë mirë pas Big Brother, kam pasur shumë ngarkesë

Gani Gërmia: Nuk kam qenë mirë pas Big Brother, kam pasur shumë ngarkesë

Magazina
Beyonce thuhet se ka humbur miliona ndjekës në rrjete sociale për shkak të përfshirjes në rastin me Diddyn

Beyonce thuhet se ka humbur miliona ndjekës në rrjete sociale për shkak të përfshirjes në rastin me Diddyn

Magazina
Kiara me fjalë të mëdha për Luizin: I them do të bëjë gjithçka për ty, deri në ditën që do t’i mbyllim sytë

Kiara me fjalë të mëdha për Luizin: I them do të bëjë gjithçka për ty, deri në ditën që do t’i mbyllim sytë

Magazina
Kur fillon Big Brother VIP Kosova 3? Dalin detajet e reja

Kur fillon Big Brother VIP Kosova 3? Dalin detajet e reja

Magazina
Kënga “Si Ai” e Taynës arrin te futbollisti i njohur, Neymar

Kënga “Si Ai” e Taynës arrin te futbollisti i njohur, Neymar

Magazina
Kendall Jenner e injoron Camilla Cabellon gjatë një bisede me Eva Longorian, videoja bëhet virale

Kendall Jenner e injoron Camilla Cabellon gjatë një bisede me Eva Longorian, videoja bëhet virale

Magazina
Kalo në kategori