LAJMI I FUNDIT:

Albin Krasniqi, ‘snajperisti’ i Superligës së Kosovës – me golat e tij po e mban Prishtinën në luftë për kreun

Albin Krasniqi, ‘snajperisti’ i Superligës së Kosovës – me golat e tij po e mban Prishtinën në luftë për kreun

Albin Krasniqi po del të jetë ylli i Prishtinës këtë sezon, ku me golat e tij, po i kthen kryeqytetasit në garë për trofe. 

Dy gola në ndeshjen e fundit kundër Dukagjinit në fitoren 3-0 konfirmuan formën e tij të lartë  që po kalon, mesfushori që këtë sezon po luan edhe në krah të sulmit. 

Pas një dëmtimi që e kaloi sezonin e shkuar kur mbeti jashtë fushave për katër muaj, Krasniqi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se po ndjehet mirë deri më tani dhe se dëmtimi i takon të shkuarës.  


Ai u ndal edhe te pozicioni i ri në krah të sulmit, duke i dhënë merita trajneri Jean Michel Cavallit, ndërsa me llojin e golave që po shënon këtë vit, lirisht mund të quhet edhe snajperisti i Superligës së Kosovës, pasi goditjet e tij janë fatale për portierët.  

“Është e vërtet që sezonin e kaluar kisha një lëndim të rëndë i cili më la jashtë fushave për katër muaj. Tani po ndjehem mjaftë mirë dhe e kam nisur mirë sezonin”,  

“Detyrat i përcakton trajneri. E imja është të jap maksimumin aty ku mendon trajneri që e jap më të mirën. Kam luajtur disa herë në atë pozitë dhe ndihem mjaft mirë edhe aty”, deklaroi Krasniqi për Telegrafin. 

Me tri gola në pesë ndeshje, Krasniqi po del të jetë shënuesi më i mirë i Prishtinës këtë sezon, e cila deri më tani ka tubuar 10 pikë nga pesë ndeshje. 

Sipas tij objektivi është që Prishtina të fitojë ndeshje pas ndeshjes këtë sezon, duke tentuar të marr maksimumin.   

“Objektivi im këtë sezon është te jap maksimumin çdo ndeshje. Edhe për klubin është me rëndësi t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të marrim maksimumin nga secila prej tyre”. 

“Trajneri Cavalli është trajner me eksperiencë të madhe dhe me të vërtetë po ndihem mirë për vet faktin që kemi nisur kampionatin besoj në mënyrë të mirë”, deklaroi ai.  

Nëse vazhdon me këtë formë, Albin Krasniqi do të jetë lojtar i kërkuar në afatet kalimtare, por ai nuk është duke e menduar largimin, por gëzimin që do tua sjell Plisave në fund të sezonit. 

“Sa i përket të ardhmes dhe kalimit jashtë vendin nuk e di, pasi për momentin jam i fokusuar 100 për qind tek Prishtina. Shpresoj shumë që në fund të sezonit të fitojmë Kupën e Kosovës ose titullin e kampionit pasi që me të vërtetë kemi përkrahje të jashtëzakonshme nga Plisat, pastaj se çka do të ndodh me të ardhmen nuk e di”, deklaroi Krasniqi.  

Prishtina në këtë javë do të takohet me Gjilanin si mysafir. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
Juventus bën një tjetër goditje - Renato Veiga vishet bardhezi

Juventus bën një tjetër goditje - Renato Veiga vishet bardhezi

Serie A
Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

La Liga
Kalo në kategori