LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Masa e vendosur për ndalimin e importit të produkteve serbe, ka të bëjë me sigurinë kombëtare

Kusari-Lila: Masa e vendosur për ndalimin e importit të produkteve serbe, ka të bëjë me sigurinë kombëtare
Foto: Arkiv

I dërguari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me kërkesa për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe masa të tjera ndëshkuese, nëse vazhdon të mbajë ndalimin e importit të produkteve serbe.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka thënë se masa e vendosur ndaj Serbisë, ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

Kusari-Lila ka thënë se Kosova është në pritje të skenereve të cilat do të bënin skenimin e kamionëve apo maunave që të hyjnë në të gjitha pikat kufitare.


“Përkundrejt të gjithave Kosova është në pritje të skenerve detaj, të cilët do të bënin skenimin e kamionëve apo maunave që të hyjnë në të gjitha pikat kufitare, në veçanti për shkak të problemeve të sigurisë në pjesën veriore. Besoj që në afatet kohore do të gjendet modaliteti më i mirë që në momentin që të kemi siguri të plotë se mund të parandalohet çfarë do kontrabandimi ilegal nga ana e Serbisë përbrenda territorit të Kosovës mund të hiqet masa e sigurisë, që po e ritheksoj është çështje e sigurisë kombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo tha se në procesin e Berlinit, Kosova ka qenë palë jo vetëm konstruktive, por ka insistuar që të jetë platforma e vetme e bashkëpunimit rajonal për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Janë dy procese në të cilat Kosova është në agjendën e forumeve rajonale, e para është e CEFTA-s. Pas kidnapimit të tre policëve nga ana e Serbisë, Kosova ka vendosur bllokimin e produkteve nga Serbia. Kërkesa e Gjermanisë e prezantuar përmes Sarrazinit ka të bëjë me heqjen e kësaj mase ndaj Serbisë në shkëmbim me vendosjen e emrit të Kosovës në marrëveshjen e CEFTA-s… Në procesin e Berlinit, Kosova ka qenë palë jo vetëm konstruktive por ka insistuar që të jetë platforma e vetme e bashkëpunimit rajonal për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Aty jemi të përfaqësuar si shtet pa asnjë dallim, d.m.th Kosova me 5 shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vazhdojmë të mbetemi pjesëmarrës aktiv”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërkaq, Kusari-Lila po ashtu ka thënë që në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që seanca plenare të mbahet më 26 shtator me pikat e pa përfunduar të seancave të kaluara.

Kusari-Lila tha se është vendosur gjithashtu edhe miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Janë tri marrëveshje ndërkombëtare, 28 pika për shqyrtim ”, u shpreh ajo.

“Nuk ka hapësirë të mjaftueshme që të përmbyllet puna e një komisioni hetimor”, tha ndër të tjera, Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori