LAJMI I FUNDIT:

Haziri kritikon Kurtin: Shtetin që dikur e kundërshtonte, tani po e izolon

Haziri kritikon Kurtin: Shtetin që dikur e kundërshtonte, tani po e izolon

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Haziri tha se Kosova, e cila dikur ishte një nga përfituesit kryesorë të Procesit të Berlinit, tani po rrezikon përjashtimin nga ky mekanizëm, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Qeverisë Kurti.

Bllokimi i CEFTA-s, paralajmërohen pasoja ndaj Kosovës edhe për planin e rritjes.


Sipas Hazirit, Kosova është përballur me rrezikun e përjashtimit, jo për shkak të Serbisë, por si rezultat i veprimeve të vetë kryeministrit Kurti.

“Skandaloze është, tetori është në 10-vjetorin e mekanizmit të Berlinit. E Kosova ka qenë vendi më i lumtur edhe më i angazhuar që Procesi për Ballkanit Perëndimor ka ndodhur. Jemi trajtuar të barabartë, kemi marrë pjesë në mënyrë aktive dhe kemi përfituar. Në 10-vjetorin e saj, në vitin jubilar, Qeveria Kurti kërcënon venin tonë, jo dikush tjetër, vetë kryeministri për mospërmbushje të obligimeve të na përjashtojnë nga mekanizmi i Berlinit. Nuk ka nevojë Serbia të lobojë që të na largojë ose mos me na pranu. Ne jemi duke e bërë punën e tjerëve vetë. Ne po largohemi edhe aty ku jemi … Gjithçka që është duke u sillë rreth Kosovës është lajm i keq. Gjithçka që është duke u sillë rreth Kosovës janë vendimet e këqija të kësaj Qeverie, që Kosovën po e bëjnë me imazh të keq”, ka thënë Haziri, në  “FIVE” të RTV Dukagjinit.

Haziri ka shtuar se Kurti tani si kryeministër po vepron kundër interesave të shtetit që dikur e kundërshtonte.

Ai theksoi se vendimet e qeverisë aktuale janë përgjegjëse për përkeqësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për izolimin politik të vendit.

“Prania e kryeministrit në dreka pune me Ballkanin Perëndimor dhe në samite ku flitet për Ballkanin perëndimor është e vetmja derë që i mbetet kësaj Qeverie. Kosova çdo ditë e më shumë po izolohet edhe politikisht”.

“Nuk është asgjë e re për LDK-në, sepse zoti Kurti më 17 shkurt 2008 nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, e pat kundërshtuar. Ka kundërshtuar me çdo mjetet. Dhe atë Republikë të Kosovës që e ka kundërshtuar tani si kryeministër më të gjitha asetet, më të gjitha të mirat dhe me petkun që ia jep shteti i vet është duke e izoluar. Është duke e izoluar çdo ditë dhe nuk është ka e donë këtë vend. As për vete, as nuk po lejon më bë të dashur për popullin e vet”, ka shtuar Haziri. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori