Prokuroria Speciale e Kosovës më 30.08.2024 kishte ngritur aktakuzë ndaj dy ish-ministrave të Qeverisë Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi.
Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi akuzohen nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Rasti në bazë të sistemit SMIL (Sistemi për menaxhimin informativ të lëndëve) i ishte caktuar gjyqtarit Lutfi Shala, mirëpo ky i fundit i kishte kërkuar kryetares së Gjykatës së Prishtinës, Albina Shabani-Rama, që ta përjashtojë nga kjo lëndë. Dhe, kërkesa e tij është aprovuar.
Arsyeja pse kishte bërë kërkesë për përjashtim ishte sepse Lutfi Shala e kishte bashkëvendës të akuzuarin Vesel Krasniqi.
Hulumtimi i KALLXO.com i datës 15.03.2021 kishte shpërfaqur emërimin që Endrit Shala i kishte bërë kompanisë së baxhanakut të tij, Valdet Teneqes, që të bënte inspektimin për cilësinë e naftës.
Sipas Prokurorisë, Endrit Shala i ka ndihmuar kompanisë së baxhanakut të tij, Valdet Teneqja, përfitim në vlerë prej mbi 732 mijë euro, duke miratuar vendimin e datës 30.05.2019, me të cilin operatorit ekonomik N.SH. “Euro Inspekt” dhe operatorit ekonomik të Valdet Teneqes si trup inspektues për vlerësimin e konformitetit të karburanteve të naftës në Kosovë.
“Ka nënshkruar përkatësisht miratuar Vendimin për emërim 01.Ref.nr.36, datë 30.05.2019, me të cilin Operatori ekonomik (OE) me emrin tregtar: N.Sh. “Euro Inspekt” dhe emrin e biznesit: Valdet S. Teneqja … është emëruar si trupë inspektuese për vlerësimin e konformitetit të karburanteve të lëngëta të naftës në Kosovë, me të cilin veprim i ka mundësuar atij dhe biznesit në pronësi të tij, realizim të interesit financiar, përkatësisht të dobisë pasurore si rrjedhojë e këtij vendimi të kundërligjshëm, në lartësi 732,642.28 Euro”, thuhet në dosjen e Prokurorisë mbi aktakuzën ndaj Endrit Shalës.
Kurse për Vesel Krasniqin, Prokuroria pretendon se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej 11 milionë euro.
Sipas Prokurorisë, Krasniqi ka iniciuar dhe ka zbatuar procedura ligjore për të përgatitur një udhëzim administrativ për kontrollin dhe cilësinë e naftës. Ky udhëzim, sipas Prokurorisë, i përmban disa nene që janë në dëm të interesit publik dhe në interes të kompanive private.
Më 07.05.2021 portali kishte raportuar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e udhëhequr nga Vesel Krasniqi i partisë NISMA Socialdemokrate, e kishte lënë mbrapa një monopol të ri, koston e të cilës do të bartin kompanitë e naftës, përkatësisht qytetarët e Republikës së Kosovës, që do të paguajnë me shtrenjtë naftën.
Ministri Krasniqi e kishte autorizuar një kompani zvicerane për shënjim/markim të naftës. Shenjëzimi/markimi i naftës do të bëhej i obligueshëm, ndërsa pritej t’i garantonte kompanisë së autorizuar rreth 6 milionë euro në vit apo 30 milionë brenda 5 vjetëve, në varësi të sasisë sa naftës së importuar.
Kompania e autorizuar do të ishte e vetmja që do të bënte shënjimin/markimin e naftës në 5 vitet e ardhshme. Këtij monopoli i ishte hapur rrugë nga udhëzimi administrativ 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës.
Nenin 54 i këtij udhëzimi administrativ kishte paraparë shënjimin e karburanteve. Pika 17 e atij neni kishte paraparë kontraktimin e një trupe për tërë territorin e Kosovës.
“MTI do të autorizojë dhe kontraktojë vetëm një (1) trupë për territorin e Republikës së Kosovës për shënjimin e produkteve të lëngëta të naftës dhe të monitorimit të shënjimit, kjo me qëllim të sigurimit të uniformitetit të monitorimit të shënjimit të produkteve në tërë Republikën e Kosovës dhe të identifikimit dhe të monitorimit të të gjitha produkteve të lëngshme të naftës”, thuhej në pikën 17 të nenit 54.
Të njëjtat arsyetime për shkelje thuhen edhe në pretendimet e Prokurorisë Speciale.
“… Përkatësisht me nenin 51 dhe 54 të këtij udhëzimi, Doganës së Kosovës i është hequr kompetenca për vlerësimin e cilësisë së naftës me rastin e importimit dhe futjes në territorin doganor të Kosovës, të cilën deri në miratimin e këtij akti nënligjor të kundërligjshëm e kryente Dogana e Kosovës pa kosto shtesë, në pajtim me nenin 20 (par.6) të Udhëzimit administrativ (MTI) nr.01/2017 për Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, duke e kaluar këtë çështje te operatorët ekonomikë privatë, ku si rrjedhojë e kësaj, në një proces jotransparent dhe të parregullt të zbatuar nga MTI, me Vendimin 01.Ref.nr.53, datë 30.12.2020 kishte emëruar kompaninë zvicerane, OE “Sicpa SA” (CHE-105.732.246) si trupë e cila do të kryejë shënjimin dhe monitorimin e derivateve të lëngëta të naftës, ndërsa me datë 14.01.2021 kishte nënshkruar kontratën me këtë OE, nga e cila është dëmtuar interesi publik në lartësi 11,235,706.31 Euro , duke krijuar kosto shtesë të produkteve të derivate të naftës, me qëllim përfitimi për kompaninë private si dhe duke rritur çmimin final të karburanteve për konsumatorët në tregun e Republikës së Kosovës si dhe duke e ekspozuar shtetin ndaj rreziqeve nga inicimi i procedurave ligjore me bazë kontraktore”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A