Gazmend Abrashi, president i “Exclusive Group”, në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka diskutuar për ekonominë dhe zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur kritika mbi mënyrën se si trajtohen disa çështje të rëndësishme në vend.
Abrashi theksoi se diskursi publik dhe fokusimi i qeverisë është i dominuar nga tema e marrëdhënieve me Serbinë dhe çështja e veriut të Kosovës, ndërsa sipas tij, ka shumë probleme të tjera që po neglizhohen.
“Është pak e çuditshme, nëse shikon në çfarë janë të përqendruar qeveria, shteti, janë kryesisht tema dialogu, Serbia, veriu. Unë e kuptoj atë çka ka ndodhë vitin e kaluar dhe e inkurajoj shtetin për masat që i ka marrë për padinë që e kanë ngritë për Banjskën. Por Kosova nuk është veç Mitrovicë, unë vetë Mitrovicali jam, domethënë babë e babagjysh jemi të Mitrovicës, por duhet me ec përpara. Ne kemi mbetur rob të një tregimit, vetëm Mitrovicës, por kemi edhe probleme tjera”, deklaroi Abrashi.
Duke u ndalur në ekonominë lokale, ai theksoi se sektori i ndërtimtarisë dhe hotelerisë janë dy shtyllat kryesore ekonomike të Kosovës, por vuri në dukje rënien e interesit të investimeve për shkak të problemeve me stabilitetin politik dhe mbylljen e hershme të bizneseve.
“I kemi dy lëmi të ekonomisë, të cilat realisht me i këqyr njëzet vjetët e fundit është hoteleria edhe ndërtimtaria. Realisht, unë e mendoj dhe e vërtetoj, që nja 70% e GDP-së na vjen prej këtyre dy sektorëve. Jemi dëshmitar çfarë po ndodh me bizneset në Prishtinë. Çka po ndodh me hotelerinë? Me hoteleri, po ndodh që është në shuarje e sipër. Restorantet mbyllen në ora 23:30”, deklaroi ndërmarrësi.
Ai përmendi se mungesa e integrimit rajonal dhe raportet e dobëta me shtetet fqinje, përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi, ka ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit.
Abrashi përmendi gjithashtu ndikimin e luftës në Ukrainë në rajon, duke theksuar se Kosova ka mbetur e izoluar dhe e dezintegruar në këtë kontekst.
Për më tepër, ai shprehu shqetësimin për humbjen e interesit të investitorëve të huaj, duke përmendur sfidat me të cilat përballen bizneset, përfshirë problemet për të pasur qasje tek zyrtarët e qeverisë dhe klimën e përgjithshme të zymtë për investime të reja në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme