Rreth 1,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rajonin verior të Italisë, Emilia-Romagna, pas përmbytjeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut, pasi qeveria e ekstremit të djathtë të Giorgia Melonit u akuzua për mungesë vullneti për t’u përballur me krizën klimatike.
Përmbytjet u shkaktuan nga stuhia Boris, e cila më parë kishte shkaktuar kërdi në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke vrarë të paktën 24 njerëz.
Shiu i rrëmbyeshëm përfshiu të njëjtat zona të Emilia-Romagna që u prekën keq nga përmbytjet në maj të vitit 2023, të cilat vranë 17 njerëz dhe shkaktuan dëme prej 8,5 miliardë eurosh.
Bëhet e ditur se shkollat në rajon anë mbyllur, linjat hekurudhore janë ndërprerë dhe disa rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.
Zjarrfikësit kanë kryer më shumë se 500 operacione shpëtimi, duke përfshirë përdorimin e helikopterëve për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e përmbytura.
“Ne jemi në një emergjencë të plotë, ngjarja është e ngjashme me atë që patëm majin e kaluar”, tha kryebashkiaku i Ravenës, Michele De Pascale.
Por, nuk raportohet për vdekje nga përmbytjet e fundit, të cilat kanë prekur edhe pjesë të rajonit fqinj Marche, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, zemërimi po rritet mes banorëve për përparimin e ngadaltë të punimeve që synojnë të ndihmojnë në mbrojtjen e rajonit nga përmbytjet.
“Shtëpia ime është shkatërruar edhe një herë”, tha një banor në Faenza.
“Është e turpshme, politikanët nuk bëjnë asgjë”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se reshjet ekstreme po bëhen më të zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuar nga njerëzit në pjesën më të madhe të botës.
Italia është ndër vendet me rrezik klimatik të Evropës.
Vetëm këtë verë ajo ka duruar valë të papara të të nxehtit, thatësi, zjarre, stuhi dhe përmbytje të rënda.
Angelo Bonelli, i cili drejton partinë e majtë Alleanza Verdi e Sinistra, i kërkoi Melonit të shpjegonte strategjinë e qeverisë së saj në adresimin e krizës klimatike.
“Nuk ka vullnet për t’u përballur me krizën klimatike”, tha Angelo.
“E vërteta është se kriza klimatike shkakton dëme ekonomike. Çështja e klimës nuk duhet të ketë një karakterizim politik. Fatkeqësisht, është një fakt objektiv me të cilin duhet të përballemi. Kryeministrja, Meloni, duhet t’i tregojë parlamentit se cilat iniciativa ka ndërmend të miratojë”, shtoi ai.
Ndërkohë, deputetja Alice Buonguerrieri tha se do të paraqesë një ankesë te prokurorët “për të përcaktuar përgjegjësinë” për përmbytjet e fundit.
Ajo pretendon se autoritetet e qendrës së majtë të rajonit kanë shpenzuar vetëm 49 milionë euro nga 130 milionë euro të akorduara nga qeveria vitin e kaluar për të ndërtuar mbrojtje kundër përmbytjeve.
Ndryshe, në Evropën Lindore dhe Qendrore, përmbytjet ishin më të këqijat në dy dekada.
Të paktën 24 persona kanë vdekur – pesë në Republikën Çeke, shtatë në Rumani, shtatë në Poloni dhe pesë në Austri.
Dëmi llogaritet të kap vlerën e miliarda eurove, me rrugë, ura dhe linja hekurudhore të shkatërruara dhe lagje të tëra të zhytura në ujë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryeministri sllovak, Fico: Do t’ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t’i jepte dorën presidentit
Evropianët, “më të frikësuar” se të tjerët nga presidenca e dytë e Trumpit në SHBA – zbulon një sondazh
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni
Erdogan thotë se Turqia mund t'i "shtypë të gjithë terroristët në Siri"
Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri